-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Isuf Ismaili: “Shkolla Shqipe” – Zvicër hap dyert edhe në pikën shkollore në Pratteln të kantonit të Baselland

“Shkolla Shqipe” në Zvicër është në kulmin e sukseseve dhe arritjeve të shkëlqyera, sepse puna e veprimtaria e saj është jo vetëm ngulmuese, por edhe tepër adhuruar nga të gjithë ata që e duan gjuhën, zanafillën e kulturën shqiptare. Është një punë dhe një veprimtari sa arsimore, edukative, po aq atdhetare, sepse është në shërbim të vetë qenësisë sonë shqiptare, është atdhetare, sepse lidhet me gjuhën e zemrës, gjuhën që pazgjidhshmërisht i lidh njerëzit tanë e sidomos fëmijët me degët e trungun e atdheut, me Shqipërinë e tërësishme e të natyrshme.

Në këtë drejtim është në krye të sukseseve veprimtaria e gjithanshme përkushtimi, këmbëngulja e vetëmohimi, aftësia, shkathtësia e profesor doktor Vaxhid Sejdiut, i cili është bërë sinonim i lumit të rrëmbyeshëm që nuk pyet për pengesa e vështirësi, por vetëm çan, shkon para në rrugën e drejtë e të mbarë të gjuhës e kulturës shqiptare. Sigurisht në krah na ka edhe ne mësimdhënësit të tjerë. Por puna jonë nuk do të kishte as suksese të mëdha e kaq shquarsi, po të mos ishte gjithë ajo punë e veprimtari e profesor Vaxhidit, siç e theksova më sipër, madje pa këtë veprimtari të tij, mund të dështonim keq në organizimet administrative etj., për arsimin dhe edukimin e nxënësve shqiptarë.

─ Nuk ka punë e veprimtari më të mirë, më atdhetare e më dobiprurëse, këtu në mërgatë, se sa kjo punë e veprimtari arsimore e kulturore që bëni ju mësimdhënësit shqiptarë me nxënësit e këtushëm mërgimtarë, ─ më tha njëherë ish ambasadori i Shqipërisë, në Berne të Zvicrës, shumë i nderuari Ilir Gjoni.

Në kuadër të kësaj pune e veprimtarie, padyshim është edhe çelja e klasës në pikën shkollore në Pratteln të Kantonit të Baselland.

Ky sukses, vjen si rezultat i punës dhe përpjekjeve të prindërve shqiptarë të asaj pjese të Zvicrës. Kështu padyshim edhe z. Xhevahir Ramadani, dha një ndihmesë të madhe atje.

Nxënsit Hira, Juledi, Ajla, Haruni, Uvejsi, Dioni, Lioni, Elioni, Noahi, Jasmina, Medina, Dilara, Enesi, Junisi, Floriani etj., së bashku me mësusesen Nurije Iljasi i ftojnë nxënësit të tjerë, t`iu bashkëngjiten në orët mësimore të gjuhës shqipe.

Mësimi në Pratteln zhvillohet, çdo të mërkure, në shkollën (Schulhaus Erli 1, Klasa nr. 4), St. Jakobstrasse 1, 4133 Pratteln, nga ora 15:30 – 17:15

Derniers articles