-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Tri decenie veprimtarie të SHV « SHOTA » në Zvicër

Bernë, 6 nentor -Në vikendit që lamë pas, në qytetin e Aaraut ku edhe ka selinë kjo shkollë e vallëzimit, u mbajt 30 vjetori i themelimit të saj, prej nga kishin ardhur shumë musafirë dhe dashamirës të kulturës dhe traditës sonë kombëtare, e në veqanti kishin ardhur për ta kujtuar të madhin Agron Bajramin si themelue i saj, i cili po hynë në vitin e pestë të shkuarjes së tij në amëshim, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Natyrishtë se në hollin e sallës së bukur Kongreshaus të qytetit, po vinin njerzit grumbuj-grumbuj me mikëpritjen e tyre nga shkolla shqipe e vallëzimit dhe protogonistët e saj Lirie Bajrami, dhe Shkëndije Bytyqi – Bajrami, kjo e fundit vajza e Agron Bajramit që po e vazhdon rrugën e babait të saj me përkushtimin më të madhë.
Salla e stërmbushur me të pranishëm, po fillonte me një kabame klarinet të madhit Laver Bariut, dhe që ishte një moment emocionues kur të gjithë vallëtarët po bënin një nderim me qirinjë në dorë te këndi i sallës, për prisin e tyre tashë më në amëshim, për të emocionuar edhe publikun e heshtur dhe shumë të diciplinuar gjatë gjithë kohës.
Më pas filloj një filmim historiku i shkollës së vallëzimit Shota, në periudha të ndryshme e në veqanti në një përkujtim të Agron Bajramit, në një nga sallat e Zvicrës.
Historikun e saj e përshkruan edhe vallet e të ndjerit që i kishte punua dhe luajtur vetë gjatë fesatave të kombit tonë si: vallja e demostratave, vallja e UÇK-ës, që zgjuan nostalgji te publiku sepse luheshin si në fillimet e vitetve të themelimit të saj, atëhere kur ne persekutoheshim, dhe kur lindi edhe ushtria çlirimëtare dhe soli lirinë.
Më pas koderatorët Ramadan Morina dhe Zana Lohaj, hapen manifetimin dhe përshëndeten të pranishmit, ku filloj edhe kështu historiku i kësaj shkolle të vallëzimit elaboruar nga Ibish Nezirit që një herit është edhe autor i monografisë për shkollën shqipe të vallëzimit Shota në Zvicër, ku shpalosi një memorje të gjatë të veprimëtarisë së saj gjatë 30 viteve të saja.
Më pas enkas kishte ardhur edhe profesori dhe studiusi Dr. Zymer Neziri, i cili pos një fjalë rasti dhuroj edhe një libër zonjës Lirije Bajramit, për të vijua kështu edhe me Regulla Bachmann, mandej me ish- ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës, Naim Malajn, i cili përshëndeti të pranishmit.
Sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, në mesin e shumë figurave diplomatike dhe publike dhe shoqatave e ansambleve që ishin të pranishëm, vlenë të theksohet se ishin edhe konsullja e Kosovës në Zürich, zonja Gallopeni dhe zotri Zejnullahu si zv. konsullë i saj, mandej kryetari i lidhjes shqipëtare në botë z. Nazmi Jakurti, LAPSH-i, gazetari dhe publicisti i njohur i mëgatës Rexhep Rifati, mandej të pranishëm dhe që u përshëndeten nga moderatorët ishin edhe SH.K.A  » DARDANIA » nga Winterthuri, Ansambli « VATRA » nga Büllahu, shoqata « BASHKIMI » nga Usteri, si dhe përfaqësues tjerë të jetës politike fetare e kulturore.
Vallet tejet të perfeksionuara dhe cilësore të cilat u luajtën me përkushtim të madhë si dhe këngët e reja që zgjuan një koncentrim të madhë te publiku, e posaqërisht me emocione të mëdha te publiku ishte kënga e Shqipe Bajramit, në gjuhën gjermane që po i këndonte babait të saj, prej nga nuk pati njeri që nuk u përlot.
Natyrishtë se këngët vazhduan me Ajshe Muriqin, një lajutare e vetme thuaja se në trojet tona, e cila i këndoj Mic Sokolit, më pas edhe të Alim Dautit me dy këngë të tija për të vazhdua edhe me Luljeta Fetahaj dhe vajzen e saj, Tana Limanit e Blerta Sopajt, mandej të Kristian Zefit me lahut, si dhe të riut me violinë Erlis Fetajt, të cilët freskuan publikun me këngët e tyre.
Krejt në fund ju këndua kënga e përbashkët nga korri i fëmijëve, por edhe të gjithë grupit të vallëzimit Shota me këngën xhamadani vija vija, për të përfundu kështu progrmin artistik të shënimit të kësaj shkolle e cila i mbushi 30 vite veprimëtari, për të marrë fjalën në fund Shkëndije Bytyqi. Bajrami e bija e Agron Bajramit, me të cilën falenderoj të pranishmit dhe përshëndeti me një shpresë se shkolla shqipe e vallëzimit Agron Bajrami, do të tingëllonte edhe më mirë tash e tutje!
Shkolla shipe e vallëzimit Shota, kishte pregatitë edhe disa embëlësira për të pranishmit, prej nga kishin bërë edhe torten dhe bukën enkas për këtë përvjetor, prej nga u shpërnda për musafirët edhe me pije dhe ëmbëlsira tjera të ndryshme. /Shefqet Cakolli 

Derniers articles