9.6 C
Berne
samedi 18/05/2024

Gazetari nga Gjeneva për ATV-ne shpjegon dallimin e fitores se një deputeti shqiptar në Zvicer me atë në Serbi?..

Prishtinë, 23 tetor -Në zgjedhjet që u mbajtën dje për Parlamentin Federal të Zvicrës, ku kandiduan 30 shqiptarë për një ulëse në parlamentin helvetik në Bernë, një shqiptar është zgjedhur deputet. Bëhet fjalë për Islam Alijajn, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP).

Gazetari nga Gjeneva, Nefai Maliqi, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin ‘A LIVE’ në ATV, tha se fitorja e Alijajt është një ditë historike për diasporën shqiptare në Zvicër.

“Islam Alijaj si kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP) ka fituar 95,054 vota. Kjo shifër e madhe e votave për Islamin dëshmon se shqiptarët sot kanë krijuar rrethin e tyre të gjerë me miqtë zviceranë dhe kanë besim tek ta, sepse vetëm me votat e shqiptarëve nuk do të kishte mundur të fitonte”, tha Maliqi.

Ai shpjegoi se edhe në Zvicër, shqiptaret kane mosmarrëveshje, divergjenca dhe iu mungon uniteti.

“Po bej një krahasim, paralele mes fitores së një deputeti shqiptar në Zvicër dhe një në Serbi. Në Zvicër, fitorja një deputeti është sukses i madh. Por, sikur te ishim unik, sigurisht do të kishim fituar 3-4, sikur në Preshevë, nga mos uniteti shqiptar, atje ka fituar vetëm një deputet deputet në parlamentin e Serbisë, edhe atë me zor, në vend që të kishin 3-4 sosh”, vlerësoi gazetari nga Gjeneva.

Gazetari Maliqi tregoi edhe dallimin kur një shqiptar fiton ulëse në parlamentin në Zvicër, dhe një shqiptar kur fiton ulëse në parlamentin në Serbi.

“Dallimi mes deputetit në Zvicër dhe atij në Serbi qëndron aty se, deputeti Islam Alijajn u duartrokit, u përshëndet dhe u urua nga qeveria e populli zviceran, ndërsa ai në Luginë, Shaip Kamberi, jo që nuk u duartrokit e nuk u urua nga serbët, por u pengua, bllokua në forma të ndryshme dhe përmes gjykatave që t’mos fitojë, por megjithatë triumfoi”, u shpreh gazetari nga Gjeneva, Nefail Maliqi. /atvlive.tv

Derniers articles