13.3 C
Berne
jeudi 16/05/2024

Shqiperia turistike me bukurite e saj nuk eshte merite ae Rames e as e Ballukut qe po rahin gjoks, por e Zotit!

Nuk ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë debat mbi atë se cili është vendi më i bukur në Ballkan, por tashmë, për qeverinë shqiptare, në një eufori të dukshme nga treguesit e sezoneve turistike të viteve të fundit, gjithnjë në rritje, ky vend është Shqipëria. Kjo u shpall “pa konkurs apo garë” nga ministrja Balluku, e cila nuk e pranon tezën se turizmi është rrethanë apo kontekst zhvillimor tej Shqipërisë, ku Shqipëria thjesht po përfiton nga kjo.

Në Tiranë shpallet “vendi më i bukur” në Ballkan

Greqia? Kroacia? Sllovenia? Kryeveprat natyrore të Zotit kanë tjetër emër…

Tjetër pohim nga Balluku, që i duhet vlerësuar, është atribuimi i bukurive shqiptare te Zoti e jo natyra, që siç ndodh rëndom, në injorancë të thellë në të moskuptuarit e sensit metafizik të botës, i atribuohen natyrës atribute që janë ekskluzivisht të Zotit.

Deklarimet e znj. Balluku, ofruar përmbledhtazi në faqen e saj, u bënë një ditë më parë në konference qeveritare ku u ofruan e analizuan shifrat sezonit turistik të këtij viti. /tesheshi.com/

Derniers articles