14.5 C
Berne
jeudi 16/05/2024

Filantropi Lazim Destani mysafir nderi ne JVC ne Tetove, produkt i UT dhe nje shoqate nga Zvicra

Tetove, 6 tetor -Ne kuader te Javës së Veçantë Studimore (JVS) qe po mbahen ne Tetove, mysafire ndeti ishte fulsntropi,  humanisti dhe biznesmeni nderkombetar z.Lazim Destani, njofton gazeta zvicerane ne ne ship Le Canton27.ch.

JVS është produkt bashkëpunimi mes Universitetit të Tetovës dhe Shoqatës ‘Arsimi’ nga Zvica, e themeluar nga pjesëtarët e diasporës sonë në këtë vend.

Sipas Le Canton27.ch aktiviteti i sivjetëm mbahet për të tretin vit me radhë. Për dallim nga vitet e kaluara kësaj radhe studentët e Pedagogjikut bashkë me profesorët e tyre kanë dalë në terren për të bërë vizita studimore në dhjetë fshatra të malësisë së Sharrit, ndër të cilët edhe në fshatin tim të lindjes, në Bozovcë.

Nëpër këto fshatra studentët e kanë gjetur atë pritjen me zemërgjerësi të malësorëve tanë ku grupet e punës të çdo fshati veçmas ua kanë prezantuar atyre veçoritë socio-kulturore, historikun e fshatit, bimësinë, kulturat bujqësore të kultivuara brez pas brezi, deri te gatesat e tyre tradicionale. Andaj kënaqësia ime sigurisht do të ishte akoma më e madhe sikur ta kisha mundësinë të jem pjesë e këtij aktiviteti jo vetëm në Bozovcë por edhe te nëntë katundet tjera.

Aktiviteti tjetër i JVS ku unë mora pjesë ishte panairi i djeshëm që u mbajt në oborrin e gjerë të Universitetit të Tetovës. Krahas këtyre dhjetë katundeve të malësisë së Sharrit, përmes grupeve të tyre punuese, në këtë panair bënë prezantimet e tyre edhe shumë katunde të tjera. Çdo katund kishte këndin dhe stendën e vet ku kishin sjellë dhe ekspozuar veçoritë e veta, domethënëse dhe me vlerë për natyrën hulumtuese studimore të projektit JVS.

lidhur me ket evenment kombetar Javës së Veçantë Studimore ne Tetove z. Lazim Destsni per gazeten zvicerane Le Canton27.ch duke pershendtur organizatoret ka thene se « Me këtë rast dua t’i përgëzoj e t’i falënderoj organizatorët e JVS, Dekanin e Pedagogjikut, profesorin Lulzim Mehmedi, përfaqësuesin e Shoqatës ‘Arsimi’, Profesorin nga diaspora Mahir Mustafa, grupet punuese dhe gjithë ata që u angazhuan për ta realizuar këtë aktivitet me sukses. »

« Në veçanti falënderoj për pritjen Rektorin Prof. dr. Jusuf Zejneli, të cilin me këtë rast pata kënaqësinë ta uroj për zgjedhjen e tij në detyrën e re si Rektor i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”… » ka thene ne fund z.Destani.

Derniers articles