Prishtine, 14 shtator -Edhe një investim imadh i filantropit Lazim Destanit në tokat shqiptare! Kesaj radhe ne Prishtine vjen me Institucionin më të ri te teknologkise bashkehore-financiar « One For » me drejtor Ilir Aliu. “Ne shqiptaret duhet qe Evropen ta sjellim ne Kosove e jo ne më në Evrope!..” ka thene per gazeten zvicerane Le Cantin27.ch filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar Lazim Destani pas inaugurimit te platformes financiare digitale OneFor ne Kosove!
Nje super lajm: OneFor tash edhe në Kosovë! Ministri Murati: “One For” bënë më të lira, e më të shpejta transferimet dhe pagesat online
PayPal s’vjen ne Kosove, po Shqipet tona e bejne PayPal-in e vet. Pra per te gjithe juve qe keni probleme me pagesa OneFor, aplikacioni për shërbime financiare digjitale tashmë edhe në Kosovë. Kujdese bashekepunimi fillon me ju me njje dhurate, ky muaj regjistrimi do jete per ju gratis. Miresevini!
OneFor Holding GmbH me seli ne Gjermani është kompania amë e OneFor Kosovës, e cila ka rreth 70 të punësuar në Kosovë.
Destani falenderon pjesemarresit ne inaugurimin e Platformes financiare digjitale OneFor ne Kosove
OneFor Kosova është institucion financiar i licencuar nga BQK si Institucion financiar jo-bankar. Sot ne pranine qindra mysafireve me nje ceremoni festive ka lansusr zyrtarisht aplikacioni për shërbime digjitale financiare edhe në Kosovë.
Kësaj radhe nuk mund ta fsheh kënaqësinë time për risinë më të fundit që i sjellim Kosovës, Platformën OneFor. Përmes një ceremonie festive këto ditë në Prishtinë, lansuam këtë platformë për shërbime financiare digjitale. Gëzohem kur në trojet tona sjellim risi dhe ecim me hapin e kohës duke i ndjekur përparimet e shpejta të teknologjisë e duke i bërë ato të dobishme për gjithë rajonin tonë.
Platforma OneFor sjell më shumë lehtësira, siguri, liri dhe shpejtësi në shërbimet financiare si dhe ka bërë që edhe Kosova të jetë tashmë në mesin e vendeve europiane ku ajo operon. Shpresoj sa më shpejt ta shtrijmë lansimin e OneFor në të gjitha vendet e rajonit tonë.
Për pjesëmarrjen e tyre në këtë inaugurim solemn, falënderoj gjithë miqtë, afaristët, partnerët tanë dhe autoritetet shtetërore, politike e diplomatike mes të cilëve Ministrin e Financave Hekuran Murati, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili, dhe Zv.Ambasadorin Gjerman në Prishtinë Matthias Conrad.
Kompania OneFor Holding GmbH e themeluar para dy vitesh në Gjermani, me shtrirje edhe nëpër BE, nuk është vetëm një hap i madh përpara për Kosovën, por edhe synon avancim rrënjësor të shërbimeve financiare digjitale gjithandej nëpër botë.