Detaje shokuese nga vrasja në Skenderaj: Dy persona të maskuar hynë në lokal dhe qëlluan me armë drejt viktimave
Kosova është tronditur sërish nga një vrasje që ka ndodhur në një lokal në fshatin Runikë në Skenderaj.
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjesin e hershëm në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.
Siç mëson media nga burime të sigurta se personi që ka mbetur i vdekur është Nexhmedin Loshi.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur pas mesnate dhe për pasojë një 39 vjeçar ka mbetur i vdekur në vend, e tre të tjerë janë plagosur.
Siç ka bërë të ditur policia, nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.