Urime dhe për shumë vite festa e madhe e KURBAN BAJRAMIT, paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qofshin me ju dhe familljet tuaja!
Me rastin e festës së Kurban Bajramit në emër të Forumit kordinativ të organizateve shqiptare islame në Zvicër uroj të gjithë shqiptarëve të bisimit islam një festë sa më të dinjitetshme.
Festa e Kurban Bajramit do të jetë domethënse nëse të paktën i kushtojmë vëmendje pozitive individit dhe mbarë shoqërisë! Prandaj, festa ynë do të jetë e mangët nëse neve nuk largohemi nga egoizmi dhe arroganca. Kështu që kjo festë na inspiron neve që interesat shoqërore të vendohen para atyre personale, të ju ndimohet nevojtareve dhe të jemi prej atyre që përhapin paqen në mes të gjithë atyre që jetojnë me ne.
Të kultivojmë frymën e dashurisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjelltë dhe me besimet tjera të thellojmë dialogun konstruktiv i cili e fuqizon kohezionin në shoqëritë diverse dhe inovative, sepse flozofia e festës së sakraficës është ajo e cila promovon në tokë mëshirën, paqën dhe bamirësin e pa fund të Zotit të universit.
Andaj, ky është edhe mesazhi univerzal i cili reflektohet në vazhdimësi ndërgjegjen tonë kështu që në botë të kemi sa më shumë stabilitet, sigurie, mirëqenie dhe të jetojmë të gjithë në paqë!
Vëllezër dhe motra më lejoni në fundë që në emër të (KFAOS) edhe njëherit ta lus Krijuesin e këtij universi për mirëqeninë tuaj kudo që gjindeni këtu në shtetin helvetik apo në trojet tona etnike shqiptare. Duke qenë mirënjohës për të gjitha ndaj Zotit të unviersit që të gjitha veprat tona të na pranoj e në veçanti haxhin, kurbanin, lutjet dhe adhurimet tona.
Më respekt
KFAOS
Mustafë Memeti