10.8 C
Berne
samedi 19/10/2024

« Marshi për drejtesi » ne diasporë / Nga Zvicra tre autobusë gati me kosovarë per të protestuar te hënën ne Hagë kundër speciales

Gjenevë, 2 prill – «Mos ma Gjyko Lirinē!..»  eshte motoja e protestes qe diapsora shqiptare ka organizuar te mbahet neser më 3 prill ne Hagë, mu ne diten kur do të nis procesi i gjykimit ndaj ish-komandanteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kesaj proteste ne kuader te « Marshin për drejtesi » qe do te mbahet neser ne kryeqytetin kosovar ne Prishtinë, per momentin nga Zvicra eshte paraqitur vetem nje kosovar ne Gjenevë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  

Sipas organizatoreve me 3 prill, ne Hagë do mbahet proteste gjithëpopullore e organizuar nga bashkatdhetaret nga e gjith Evropa, Me moton « Mos ma Gjyko Lirinē!.. » protesta do te mbahet para selisë së Gjykatës Speciale ku do te filloj gjykimi i luftetarve te lirisë, Hashim Thaçi, Rexhep Selimit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqit dhe te tjereve..

Mërgimtaret ne Zvicer dhe perendim qe dy jave jane njoftuar permes mediave e portaleve kosovare për kete proteste ne Hagë qe ne disa vende ka nisur mobilizimi per te udhëtuar me autobusë. Nga Zvicra mergimtaret do te nisen nesër (te dielen) ne oret e pasdites me autobus drejt Hagës.

Organizatorët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve që të shkojnë masovikisht ne Hage për te protestuar në mënyrë të qetë kundër gjykimit të krerëve të UÇK-së qe fillon te henen e ardhshme.

Por sipas te dhenave te fundit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch per te protestuar ne Hagë jane  vene ne dispozicion tre autobusë nga Zvicra (Gjeneva, Cyrihu dhe Bazeli), por t’u nisur drjet Hages sonte

Organizatorët edhe pse ende nuk dihet, disa mergimtare kane deklaruar se pas kesaj proteste jane opozita, ne veqanti PDK dhe LDK. Do perkujtuar se me 3 gusht te vitit 2015, Kuvendi i Kosovës, përmes  84  deputete e te njejtave parti (PDK dher LDK) i kishin thenë PO themelimit te Gjykates specale per krime ne Kosove, gjegjesisht kunder komandantëve te UCK-së.

Sipas organizatoreve « qëllimi i kesaj proteste ne Hage eshte per te ngritur zerin kunder padrejtesive qe po ju behen ish-krereve te UCK-së nga spacialja »

« Shqiptarer ne Kosove, sikur edhe ne diaspore duhet të jenë të bashkuar për UÇK-në. Çlirimtarët që ndodhën në Hagë nuk kursyen asgjë që të luftonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e organizatoreve

Me moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”, bashkatdhetarët do të mblidhen më 3 prill në Hagë nga ora 10:00 deri në 12:00.Aucune description disponible.

Derniers articles