5.6 C
Berne
samedi 4/05/2024

Ky është Kadri Kuka ,intelektuali i qytetit të Beratit, zëri jonë i fuqishëm Mediatik!

Shkruan: Matilda BRAHO

Kadri Kuka shkruajti për të gjithë, shkruajti aq bukur , me përkushtim dhe dashuri, por nuk shkruajti për veten dhe na takon ne miqëve, kolegëve, dashamirësve të shkruajmë për Kadriun.

Të shkruash për Kadriun nuk është e lehtë, përkundrazi është shumë e vështirë pasi numëron eksperienca pune më shumë se sa vite jete! Thonë se shënjat e para një intelektual i shfaq që në fëmijëri. I tillë ishte edhe Kadri Kuka, i cili në vënd të lojrave femijërore preferonte librin, leximin, ushqyerjen e trurit me dije,ku rrugëtimin e tij drejt dijeve të shumta e ka nisur në moshën 12-vjeçare.

Disa çmime dhe vlersime e kanë pasur zanafillën që në fëmijëri ku dhe është vlersuar me çmimin “ Lexuesi më i mirë , i vogël” në shkollën 8-vjeçare “ Jani Vreto” në Leskovik , për të vijuar më tej rrugën e suksesit. Kadri Kuka spikati edhe në shkollën e mesme “Sami Frashëri “ në Përmet ku u vlersua me çmimin e dytë si recituesi më i mirë i shkollës. Duke parë talentin dhe dijet e këtij të riu entuziast, intelektualët e asaj kohe e përfshinë në rrethin e tyre. Kadri Kuka u aktivizua në teatrin e shkollës dhe të qytetit të Përmetit.

Aftësia,shkathtësia dhe artikulimi i pastër i tij bën që të jetë prezantuesi i Festivalit të Parë të Këngës së Muzikës së lehtë në Përmet. U largua nga Përmeti për të vijuar rrugën e suksesit drejt Tiranës. Kadri Kuka përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Tiranës,për Gjuhë-Letërsi. Gjatë periudhës së studimeve Kadri Kuka merrte pjesë në çdo takim për Artin,për Letërsinë, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ,në Akademinë e Shkencave,(kur bëheshin promovime librash). Madje në Qytetin Studenti Kadriun dhe disa studentë të tjerë i kanë thërritur Peshkopë, për arsye se lexonin deri në orët e para të mëngjesit në Sallën Bibliotekës në Qytetin “Studenti”.

Kadri Kuka pas studimeve përfundoi një Specializim 1-vjeçar për Kritike Letrare.Ka punuar vetëm 1 vit si mësues ,pastaj si Redaktor ne Gazetën Lokale. Të gjithë qytetarët e Beratit e njohin dhe e respektojnë. Një eksperiencë të gjatë pune Kadriu ka pasur edhe si Drejtor i Kulturës në Bashki, në Këshillin e Qarkut. Më pas ka punuar si Drejtor i Teatrit dhe Estrades Profesioniste të Qytetit të Beratit. Por nuk mund të lëmë pa përmëndur edhe faktin se intelektuali Beratas Kadri Kuka është mbi 50 vite, një zë mediatik. Ku në lidhje me Median dhe aftësitë e tij profesionale poeti,studiuesi dhe shkrimtari Yzedin Hima, duke shkruar për librin « Kohë e trazuar, »e ka percaktuar.. »Kadri Kuka është një Kambanë Mediatike ».

Në fushën e Medias Kadriu parapëlqen më shumë,analizat,debatet politike ,kulturore dhe shoqërore.Ka levruar ,Publicistike letrare dhe Kritike letrare ,ku në vitet 74-85 ka qënë një ndër Kritikët më të njohur në shkallë vëndi në Fushën e Kinematografisë. Në Librin Bibliografik të Studiuesit, Abaz Hoxha për Filmin Shqiptar,Kadri Kuka zë vëndin kryesor si kritik dhe analist i dukurive të filmit.Është autor i librave »,Kohë e trazuar », “Berati,qytet magjik », “Një burrë që qan », “Cekja i Beratit », botim që del në shitje së shpejti dhe sipërmarrja e tij më e madhe është Libri »Enciklopedi Njërëzore,Beratas të shquar ,që del në treg në Muajin Dhjetor.

Sa e sa libra kanë hyrë në mëndjen e Kadriut mëndjendritur. E gjithë koha e tij e lirë i dedikohet librave. Kështu ka qënë gjithnjë, qysh nga fëmijëria ku librat filozofikë janë librat e preferuar të Kadriut. Kjo kohë e lirë që i takonte librave ndahej në mënyrë koherente edhe me hobet e tjera të Kadri Kukës siç janë edhe Teatri i Operas dhe Baletit, ku adhuron muzikën Instrumentale, Operistike, Muzikën e Dhomës. Dashuron Natyrën ,Komedinë,Teatrin, Filmat etj.

Por Kadri Kuka është një mik i veçantë i Bibliotekës “ Vehxhi Buharaja” , jo vetëm si pjesëmarrës në çdo aktivitet të saj por edhe si opinionist dhe pjesë e dikutimeve në aktivitetet e zhvilluara. Kaq shumë eksperienca pune,kaq shumë vlersime e dije. Kadri Kuka që shkruajti për të gjithë por nuk shkruajti për veten! Ky është Kadri Kuka ,intelektuali i qytetit të Beratit, zëri jonë i fuqishëm Mediatik!

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...