0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Kurti dhe Vuçiç takohen të hënën ne Bruksel. Takimi fillon ora 15-te. Ja çfarë pritet të bisedohet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të takohen të hënën në Bruksel, konfirmuan veçmas të dyja palët. Zyrtaret nga BE i kane thene gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se takimi ne fjale do te nisi te henen ne ira 15-te.

Të hënën e 27 shkurtit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Kështu të paktën ka njoftuar përmes një komunikate për media Bashkimi Evropian.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch nga bruket nga BE, ka mesuar se nё takim do të diskutohet pёr Planin Evropian mbi normalizimin e marrёdhёnieve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё.

« Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët », shkruan nё njoftim.

Ky takim është i pari pas shumë kohësh, që do të mbahet ndërmjet liderëve të të dy vendeve. Bisedimet në Bruksel, mes Kurtit e Vuçiç pasojnë propozimin e BE-së, i cili quhet shpesh edhe si Plani Franko-Gjerman, e të cilin në parim e kanë pranuar edhe Kosova edhe Serbia.

Ky plan nuk është publikuar zyrtarisht, megjithatë nga pjesë të ndryshme që kanë dalë në media në mënyrë jozyrtare, parashikohet normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.

Mesovet se interesimi i mediave, sidomos atyre nga ballkani eshte i madhe

Derniers articles