10.3 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Po të ishte dorëzuar Sali Berisha…

Shkruan: Hysni GURRA

Nëse Sali Berisha nuk do të ishte ky karakter njerëzor dhe ky karakter politik që është, i cili nuk dorëzohet, nuk trembet, nuk shantazhohet…si do ishte situata politike sot?

Nëse Berisha pas shpalljes non grata, pas përjashtimit nga Lulzim Basha do të ishte tërhequr nga politika. Do kishte heshtur. Do shihte punën e tij. Pa diskutim atë nuk do ta gjente asgjë, siç thonë këta se po lufton për veten e tij. Askush nuk do t’i bënte asgjë, sepse u pa që është fabrikuar shpallja non grata, por provat nuk janë fabrikuar dot. Ai do vazhdonte jetën e tij i qetë.

Por nëse ai nuk do të ishte ky që është, çfarë do të ishte Shqipëria sot dhe në perspektivën e kësaj dekade ku jemi? Do të ishte një vend perfekt i një diktature liberale.

Do të kishim një kryeministër që vjedh, vjedh, vjedh dhe sundon i pa cenuar nga askush.

Do të kishte mbaruar punë me medien, drejtësinë (siç duket), ekonominë e vendit, shpopullimin dhe me opozitën.

Çdo gjë këtu do të trajtohej sipas skenarit të tij, sipas qejfit të tij.

Skandali McGonigall për shembull do të trajtohej në një formë krejt tjetër nga sa u trajtua. Do na dukej sikur ky McGonigall ka dashur të korruptojë kryeministrin tonë, por kryeministri rezistoi, se s’ka hajdut e korruptues 2 metra të gjatë.

Sot do të kishim një opozitë fasadë dhe opinioni publik do ta kishte marrë për të mirëqenë se kemi opozitë, e mirë është opozita, po nuk është për të fituar zgjedhje, nuk është për të ardhur në pushtet. Jo se ka faj opozita, por Rama është shumë i fortë dhe shumë i suksesshëm për t’u mundur. Kështu së paku do shkonim deri në vitin 2030. Pasi edhe vizionin “Shqipëria2030”, Rama e pati shpallur.

Vetëm 3 liderë, i katërti Rama, janë në botë që edhe pse janë demokraci në dukje, kanë shpallur Vizion2030 të lidhur drejtpërdrejtë me pushtetarin ekzistues e jo me shtetin. Po ta shihni, ata janë: Vuçiçi- Serbia2030, Putini- Rusia2030, Erdogan-Turqi2030 dhe Rama- Shqipëri2030.

Të katërt kanë opozita në vendet e tyre, por populli është mësuar se deri në 2030-ën janë këta që janë.

Në këto kushte do të ishte Shqipëria sot nëse Sali Berisha nuk do ishte Sali Berisha që është, por do të ishte Sali Berisha që mendonte Edi Rama, Lulzim Basha, Yuri Kim e ky McGonigall.

Derniers articles

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...