16.9 C
Berne
samedi 27/04/2024

Erdogan pret liderin e ballkanit. Presidenti turk premtoi krymemistrin shqiptar se do ta mbeshtesë Kosoven ne integrime, sidomos anetaresimin ne KE dhe NATO

Erdogan mbështet dialogun Kosovë-Serbi: Turqia e gatshme të ndihmojë nëse i kërkohet

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Stamboll, presidenti turk Recep Tyaip Erdogan ka thënë se shpreson që procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë të përfundojë në një mënyrë që do të sigurojë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

Erdogan ka thënë se Turqia i kushton vëmendje të madhe ndërtimit të marrëdhënieve paqësore të Kosovës me fqinjët e saj.

Ne i kushtojmë vëmendje madhore ndërtimit të marrëdhënieve paqësore të Kosovës me të gjithë fqinjët e saj. Në këtë suazë, ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të demonstrojnë një qasje paqësore dhe konstruktive”, ka thënë Erdogan.

Shpresoj që procesi i dialogut me Serbinë, të mbyllet duke e siguruar paqen dhe stabilitetin e qendrueshëm në rajon. Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të japë kontribut të nevojshëm nëse kërkohet kjo nga palët”, ka thënë Erdogan.

Sipas presidentit turk, angazhimi i Turqisë do të vazhdojë për të forcuar marrëdhëniet e mira me Kosovën.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim për të fortifikuar raportet tona vëllazërore me një Kosovë të begatë, e cila do të ishte garancia e paqes dhe stabilitetit”, ka deklaruar ai.

Derniers articles

Ariani 6-vjeçar qe 6 ditë i zhdukur në Gjermani. Qohen në këmbë i tërë shteti, e kërkonjnë me helikopterë dhe qindra policë dhe ushtarë

Benrë, 27 prill -Gjashtëvjeçari  Arian është zhdukur që nga e hëna ne rrethine  Hamburgut ne Gjermani. Pavarësisht një kërkimi intensiv me qindra ndihmës dhe...

Dëmtohet busti i “Skënderbeu” në Gjenevë. Policia ne vendin e ngjarjes, nis hetimet…

(Photo: Le Canton27.ch) Gjenevë, 27 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Niente “Guantanamo” in Albania !

Berna, 27 aprile - Il quotidiano svizzero "Tribune de Gèneve" ha pubblicato un articolo del nostro noto giornalista Nefail Maliqi, direttore del quotidiano in...

Stampa francese: La telefonata da Tirana cerca di controllare i media italiani (RAI) attraverso l’amica Meloni che ha concluso il “famoso accordo” sull’immigrazione

I sindacati dei giornalisti della RAI, l'emittente pubblica italiana, hanno lanciato un appello allo sciopero per protestare contro la crescente ingerenza politica. Lo sciopero...

Presse français: L’appel téléphonique de Tirana tente de contrôler les médias italiens (RAI) par l’intermédiaire de son amie Meloni qui a conclu le «fameux...

Un appel à la grève a été lancé par les syndicats de journalistes à la RAI, la radiotélévision publique italienne, pour protester contre des...