6.2 C
Berne
samedi 4/05/2024

Tre kyeministra shqiptare në Samitin boteror në Davos të Zvicrës

Davos, 12 janar -Takimi Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror 2023 do të mblidhet nën temën, « Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar ». Takimi do të mbledhë më shumë se 2700 liderë nga 130 vende, duke përfshirë 52 krerë, burrështetas shtetesh/qeverish

Ju kujtojmë, « ne të gjithë kemi rënë në një lloj krize », tha drejtori i WEF, Klaus Schwab, në një konferencë për luftën në Ukrainë, ndryshimet klimatike dhe problemet e alternuara në prokurimin e energjisë dhe ushqimit.

Edhe pse pritet një pjesëmarrje rekord në Forumin Ekonomik Botëror të javës së ardhshme, gjërat nuk po duken mirë.

Zyrtare / edhe Kryministri shqiptar i Kosovës Albin Kurti në Davos të Zvcrës, ne Forumin Boteror Ekonomik

Përveç Kryeministrit shqiptar nga Tirana Edi Rama, pjesemarrjen ne samitin boteror ne Davos e ka konfirmuar edhe kryeministri shqiptar nga Prishtina Albin Kurti edhe pse pritej qe ne Davos ket vit te pritej te ishte presidentja Vjosa Osmani. Nga Mali i Zi merr pjese po ashtu kreyministrin shqiptar Dritan Abazovic. Ky informacion ju dha para pak një çasti gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga kabineti i Qeverise se Kosovës. Prezencen e z.Kurtit ne Samitin Botëror e konfirmuan sot edhe zyrtaret e Forumit Nderkombëtar për gazeten Le Canton27.ch, mediuit te vetem ne shqip po ndjek samitin ne fjalë.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror 2023, i cili do të zhvillohet më 16-20 janar në Davos-Klosters, Zvicër, vjen ndërsa krizat e shumta thellojnë ndarjet dhe copëtojnë peizazhin gjeopolitik. Udhëheqësit duhet të adresojnë nevojat e menjëhershme, kritike të njerëzve, duke hedhur gjithashtu bazat për një botë më të qëndrueshme dhe më elastike deri në fund të dekadës.

Ai u bën thirrje liderëve botërorë që të adresojnë krizat e menjëhershme ekonomike, energjitike dhe ushqimore duke hedhur bazat për një botë më të qëndrueshme dhe më elastike.

Davosi mbledh lideret e ballkanit..

Programi i Takimit të 53-të Vjetor fokusohet në zgjidhjet dhe bashkëpunimin publik-privat për të trajtuar sfidat më urgjente të botës.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres po udhëtojnë gjithashtu në Davos. Siç dihet tashmë, presidenti amerikan Joe Biden nuk do të marrë pjesë në WEF. Megjithatë, sipas përgjegjësve, të ftuar të klasit të lartë nga SHBA janë aty, duke përfshirë drejtorin e FBI-së, Christopher Wray.

Ja lista e lidereve pjesemarrrese ne Samitin Nderkombetar ne Zvicer🇨🇭 Forumin Boteror Ekonomik WEF 2023 (16-20 janar)

Pra, ketu si me poshte ne listen (ekskluzive) keni lideret, kryeministrat nga ballkani..Albin Kurti, Edi Rama, Dritan Abazovic, Kyriakos Mitsotakis, Dimitar Kovačevski, Aleksander Vucic…

Autoritet zvieriane kanë marrë masat e sigurisë, ku janë të angazhuara qindra force policie, madje edhe pjesetare te armtes helvetike. Bëhet fjale per mbi 5000 ushtarë.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...