8.4 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Politikani zviceran: Lidershipi i BE-së duhet të kerkojne nga Serbia ta njohë Kosovën, para se të bëjne politika qetësuese

Bernë, 4 dhejtor -Ish-Sekretari i Shtetit të Zvicrës për Politikë të Jashtme, Michael Ambuhl, ne një bisedë për mediumin zvicren Der Bund, ka kërkuar nga lidershipi i Bashkimit Evropian që në vend të, siç e ka quajtur ai, politikave qetësuese, të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën, trasnmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

sipas z.Ambuhl “Në vend të një politike të vazhdueshme qetësimi, lidershipi i BE-së më në fund duhet të kërkojë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Por për ta bërë këtë, ajo së pari duhet të krijojë një doktrinë të brendshme të unitetit të BE-së dhe të sigurojë që të 27 shtetet e BE-së të pranojnë pavarësinë” 

Ish-diplomati zviceran ka komentuar edhe vendimin e Zvicrës që ushtarët ‘Swisscoy’ të ktheheshin nga Kosova në vendin e tyre dhe të përfundonin misionin. Ai një gjë të tillë e ka quajtur si vendim të gabuar.

Ambuhl thotë se prezenca ushtarake e Zvicrës vlerësohet nga pala kosovare dhe ajo serbe.

“Si kosovarët ashtu edhe serbët vlerësojnë ushtarët tanë dhe Zvicrën si një vend që qëndron për rregulla të drejta dhe sundim të ligjit”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...