5.6 C
Berne
samedi 4/05/2024

Sanija Ameti, politikanë në Zvicër, ështe kërcënuar me vdekje

Sanija Ameti, bashkëkryetare e Operacionit Libero, është sulmuar për aktivitetet e saj politike. Tani ajo po lufton duke publikuar emailet në mënyrë anonime, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, duke ju referuar mediave zvicerane.

Bernë, 3 janar -Sanija Ameti është bashkë-udhëheqëse e Operacionit Libero dhe anëtare e kryesisë së partisë së Liberalëve të Gjelbër në Cyrih. Ahmeti ka then se “Unë kam marrë emaile dhe shkrime me përmbatje të urrejtjes që nga dita ime e parë në publik. Mesatarisht është rreth dhjetë deri në 20 në ditë, në disa ditë mbi 100. Sa që më nuk i numëroj”,

Ndonëse Ameti nuk i numëron më emailet, tani ajo publikon disa prej tyre.Në Twitter, ajo censuron dërguesin. “Nuk jam e interesuar të ekspozoj njerëzit. Unë dua të jap një pasqyrë të jetës së përditshme si një politikan me një sfond migrimi”.

« Ji mirënjohëse ose largohu »

Ameti dëshiron të flasë për faktin se në Zvicër “zhvlerësimi i grave, veçanërisht i grave me prejardhje migrimi, ka një sistem. Këto nuk janë raste të izoluara”.  Në katër emailet e para që ajo publikoi të dielën, ky mentalitet zhvlerësimi doli veçanërisht qartë: « Ti nuk je me të vërtetë zvicerane, ji mirënjohëse dhe ndalo së ndërhyri në politikën ‘tonë’, ose largohu.’ Me këtë strategji mirënjohjeje do të vazhdojë të ruajë.

Mosbalancimi i pushtetit midis grave dhe burrave nga njëra anë dhe midis ‘konfederatave’ dhe ‘zviceranëve të letrës’ nga ana tjetër », thotë Ameti. Shumicën e kohës ishin « burra me emra të zakonshëm zviceran » ata që i shkruanin asaj.

“Kur marr email si ky, shpesh më kujtohet se kam gërmuar nëpër arkiva disa vite më parë për një botim mbi të drejtën e votës së grave. Aty gjeta dokumente të vjetra dhe postera ku thuhej se gratë duhet të jenë mirënjohëse që kanë një shtëpi të bukur në Zvicër dhe t’ua lënë politikën burrave”, thotë politikanja. “Dhe më pas mendoj për heroinat e asaj kohe. Kjo më bën shumë të lumtur”.

“Problemet kulturore zgjidhen duke folur për to”

Shpesh nuk ndalet në kërkesën për të qenë mirënjohës dhe për të mbyllur gojën: «Tashmë kam marrë kërcënime me vdekje. Kjo mund të jetë e rëndësishme penalisht, por unë nuk kam kohë apo talent administrativ për ta ndjekur atë”.

Ameti gjithashtu nuk beson se zgjidhja është legjislacioni më i rreptë: “Është një problem kulturor. Dhe problemet kulturore zgjidhen duke folur për to dhe duke u përpjekur të ndërgjegjësojmë.”

Ajo ka vendosur ta bëjë tani – në Twitter nën hashtag #guteNachliebeSchweiz.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...