17 C
Berne
samedi 4/05/2024

Presidentja e Kosovës znj.Osmani si Zelensky, paraqitet me uniformë ushtarake ne mesin e forcave kosovare (FSK) kërkon gatishmëri për t’i dal zot Atdheut!

Prishtinë, 28 dhjetor -Pakica serbe e Kosovës të martën ngriti postblloqe të reja duke bllokuar trafikun në Mitrovicë, një qytet i madh në Kosovën veriore. Ditët e fundit, tensioni është rritur në një shkallë midis Serbisë dhe Kosovës, dy vende që po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet e tyre nën kujdesin e Bashkimit Evropian.

Serbia kercnon me lufte – Presidentja e Kosoves vishet me uniforme ushtarakr

Ne kohen kur sitauta eshte tendionuar dhe jane acaruar marëdheniet mes Serbise dhe Kosoves, pas nje ser incidetesh dhe provokimesh nga regjimi i Beogradit, sidomos ne kufiri (veri)  duke vene 13 barrikada nga bandat kriminale serbe (madje edhe me kamion te BE-se) presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar Kazemërn “Ushtarët e NATO-së” në Istog ku para frocave kosovare (FSK) ka mbajtur një fjalim. Ajo, ne kete vizite kur Kosova gjendet perballe provokimeve ushtarke serbe, ehste shfaqur me uniformë ushtarake, njfton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Presidentja Osmani në adresimin e saj kishte një dukje më ndryshe, ajo kishte veshur rroba ushtarake. Gjatë fjalimit të saj në Komandën e Forcave Tokësore në Istog tha se në kohën kur arkitektura e sigurisë po sfidohet e atakohet, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Osmani si Zelensky shfaqet me uniformë ushtarake: FSK ne gjendje gatishmërie te mbrojë cdo pëllëmbë të Republikes së Kosovës! 

Komandantja supreme para ushtarëve të vendit tha se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër.

« Jemi te gatshëm ta mbrojme cdo perllmebe te Republikes sonë. Ja bejme me dija atyre qe duna ta sfidojne paqen dhe lirine ne Kosovë do ta marrin përgjigjen sikur ne vitin 1999… » ka thëne komandantja supreme e Republikës së Kosoves znj.Osmani e cila u shfaq sot ne Istog (Kosovë) me uniforme ushatarake, si Zelenski, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Presidentja Osmani ne mesin e forcave kosovare, ka kërkuar nga ushtarakët vigjilence dhe gatshmëri për t’i dal zot atdheut.

“Qëndroni të gatshëm dhe në përgatitje për t’i dalë zot Atdheut. Dhe për të gjithë ata që synojnë ta sfidojnë spaqen e sigurinë tonë, tua përkujdoj që nuk ka asgjë që arrinë ta mund vullnetin e një populli të jetoj në liri dhe i pavarur. E kemi dëshmuar në vitet 90′ që ushtria çlimitare edhe pse në numër të vogël me ushtrinë gjenocidiale serbomadhe e tregoi vullnetin luftarak për çlirimin atdheut. Dhe ky shpirt rezultoi me lirinë që e gëzojmë sot dhe të cilën do ta mbrojmë me çdo kusht. Çdo ditë kur ta veshni këtë uniformë, mos ta harroni për gjakun që është derdhur për liri”, ka thënë nder tjera presidentja e Kosovës dr.Vjosa Osmani, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...