8.8 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Kreu i Republikes se Kosovës ne Paris priten nga presidenti francez Makron

Paris, 10 nentor -Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim me presidentin e Francës Emmanuel Macro,, njfotn gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Osmani dhe Kurti, udhëtuan për në Francë, për të qenë pjesë e Forumit të Paqes në Paris krahas liderëve tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare.

Me të përfunduar takimi i Macron me Vuçiq, tashmë ka nisur edhe takimi me presidenten dhe kryeministrin nga Kosova.

ë Francë për takim po qëndron preisdentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe krymeisnitri Albin Kurti.

Ata kanë zhvilluar takim me preisdnetin francez Emmanuel Macron.

Preisdentja Osmani ka treguar se kanë biseduar për “partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë”.

Postimi në Facebook

Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë.

Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.

Diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtar, për paqe, stabilitet dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Ndërkaq, Presidenti Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare. 🇽🇰🇫🇷

Image
Image

 

Derniers articles

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...