11.6 C
Berne
dimanche 5/05/2024

Presheva ne Uashington / Zyrtari i lart i shtetit amerikan Gabriel Escobar pret një delegacion nga Lugina e Preshevës

Delegacioni shqiptare nga Lugina e Preshevës (serbia Jugore) ne bisede me të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, njeherit zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit

Uashington, 14 tetor -Një delegacion i nivelit te larte nga Lugina e Presheves ka vizituar dje Uashingtonin zyrtar. Delegacion pesëanëteresh (Shaip Kamberi, deputet ne Serbi,  Nagip Arifi kryetar i Buajocit, Ramgi Mustafi, kryetar i Keshillit Kombetar Shqiptar ne Serbi dhe Ragmi Mustafa ish-kryetar i Presheves dhe i PDSH-së) jane pritur nga i dërguari special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, njeherit zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, njofton gazeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch

Dialogu i Brukselit mes Kosoves dhe Serbise zhvillohet nga 19 prilli i vitit 2013 qe don te thote, qe gati dhjet vite ne seline e BE-së flitet vetëm per pakicen serbe ne Kosovë, kurse për shqiptaret e Serbise (Luginen e Presheves ) asnje fjalë?! Mu per kete, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës vazhdimisht kane kerkuar që në kuadër të procesit te dialogut Prishtinë-Beograd të perfshihet edhe çështja e shqiptarëve në Serbi te cilet ndihen te diskriminuar nga regjimi i Beogradit si ne arsim, ashtu ne punesim, simbole dhe jeten institucionale ne Serbi për cka, ka provokuar nje eksod te madh drejt Zvicres dhe vendet tjera te BE-se.

Për Bashkimin Evropian Lugina e Preshevës është „çështje e brendshme e Serbisë“, ndërsa për Veriun e Kosovës nuk kanë thënë asnjëherë se është „çështje e brendshme e Kosovës“. Ky refren eshte degjuar me se shpeshti ne Bruksel. Prandaj, edhe nje delegacion nga Presheva ne fund te javes qe lam pas trokiti ne dyert e Uashingtonit zyrtar te cilet u priten nga i dërguari special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi z. Gabriel Escobar, njeherit zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Presheva ne Uashington / Zyrtari i lart i shtetit amerikan Gabriel Escobar pret një delegacion nga Lugina e Preshevës

Shqiptaret ne Serbi, numerikisht jane me shume se serbet ne Kosovë te cilet ndihen me te diskriminuar, sepse serbet e Veriut jane te priviligjuar sa nga Qeveria e Kosoves po aq edhe nga komuniteti nderkombëtar.

Ne Serbia para lufte kishte rreth 300 mije shqitare, ku vetem ne kryeqytetin serb ne Beograd kishte mbi 100 mije shqiptare, shkrua gazeta zvicerrane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve zyrtare nga Beogradi.

Se vertete shqiptaret e Luginës jane te diskriminuar deshmojne edhe shifrat dhe faktet. Qe nga palufta ne Luginen e Presheves jane vrare mbi 20 shqiptare kryesisht intelektualë politikaj, studente dhe biznesmenë qe deri tash askush nuk eshte arrestuar e as nuk eshte ndeshkuar nga autoritetet serbe?!

Veq kesaj vazhdon eskodi ne Lugina e Presheves, qe shoqata OJQ dhe Keshilli per te Drejtat e Njeriut e konsideorn si spastrim etnik. Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch aktualisht ne perendim jane mbi 80 mije shqipatre nga Medvegja, Bujancola dhe Presheva. Vetem ne Zvicer jane 20.000 shqiptare nga Lugina e Presheves dhe ne Gjermani 25.000 sidhe mijera te tjere ne Belgjikë, France, Itali, Austri, Amerikë, Austarli..duke mos llogartiur ata ne Turqi .

Mësohet sa nga ky takim mes delegacionit nga Presheva me të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit eshte biseduar per situatat aktuale politike dhe ekonomike, diskrminiminin shqiptareve nga regjimi serbe për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ata së bashku me Emisarim Special për Ballkanin Përendimor, Gabriel Escobar, kanë diskutuar për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch nga delegacioni i Lugines ne Uashington ka mesuar po ashtu se me z.Escobar eshte biseduar per nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor.

Meqe me vite te tera Euzsia eshte intersuar per serbet, tash s efundit edhe SHBA-ter jane intzerusar për shqiptaret jo vetrme ne Kosovë, por edhe ne Luginen Presheves te cilet duhet te jetojne ne liri dhe demokraci sikur serbet e Kosovës te padiskriminuar, te cilet te gjtha te drejtat, jane jane mire te integruar ne jeten shoqerore dhe institucionale ne Kosovë.

Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Deputeti shqiptar z.Shaip Kamberi per gazeten zvicerane Le Canton27.ch viziten ne Uashington e kane cilesuar si nje faqe te re historike per perspektiven e Lugines se Presheves qe e presin dite te mira.

Sipas tyre kishte takime shume te rëdësishëm në « U.S. Departament of State » në Washington DC me zotin Gabriel Escobar dhe zyrtare tjere te larte amerikan.

«Me z.Escobar kem diskutuar gjitha problemet që shqetësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe evoluimi politik i tyre që nga fillimi i sistemit plural politik, referendumi i 1 e 2 marsit 1992, lufta e lavdishme e UÇPMB-së, platformat politike e gjer te kërkesa jetike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Republikën e Kosovës. Zoti Escobar pati durimin të dëgjoj të gjithë me kujdes dhe mes tjerash shprehet: « edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës janë partner strategjik të SHBA-ve ». Sigurisht se shumëçka që dëgjoi nga ne, zoti Escobar do të përdor në kahun pozitiv gjat bisedimeve Prishtinë-Beograd në Bruksel..« ka thene pas takim Lideri nga Lugina Ragmi Mustafa.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...