8.1 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Shpetimtari kosovar i nje serbe ne Gjeneve, rrezikon nga policia te debohet nga Zvira. Ivana u be merak, spo e zen vendi vend!

Berne, 23 korrik – Një i ri nga Kosova që shpëtoi një grua nga zjarri është gjobitur me mbi 4500 franga. Ai rrezikon deportimin, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar mediave vendore.

I riu nga Kosova rrezikon dëbimin pasi ia shpëtoi jetën serbes në Zvicër. Ivana po perpiqet ta ndale largimin shpetimtarin e saj!

Në fund të muajit prill, Mexhidi, e shpëtoi Ivanën nga zjarri në banesën e saj. Një histori aq më e bukur se kjo e fundit është serbe dhe se dy popujt nuk kanë qenë gjithmonë në marrëdhënie të mira.

Kështu shkruan mediumi zviceran 20min.ch, teksa shton se ky gjest heroik bëri që i riu, i vendosur ilegalisht në Gjenevë, të shfaqej në radarin e policisë.

Sipas mediumit, ky i fundit sipas ligjit e ka denoncuar atë pranë organeve kompetente.

Kështu, më 5 korrik, Mexhidi u dënua me gjobë ditore prej 4500 franga. për qëndrim dhe punë të paligjshme. Në veçanti për shkak të një precedenti, në Bazel. Ai u ankua kundër këtij vendimi gjyqësor. Gjithashtu, dosja e tij i është përcjellë Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM). Prandaj i riu rrezikon edhe dëbimin”, thuhet në artikullin e medias nga Zvicra.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë,” thërret Ivana. Por më duket skandaloze që një hero që shpëtoi një jetë duhet të dëbohet nga vendi”.

Ajo tregon se Mexhidi nuk e ka menduar se kur t’i vijë në ndihmë, pavarësisht rreziqeve fizike dhe ligjore.

“Zvicra është e pamëshirshme”, vajton kjo banore e Eaux-Vives, e cila synon të bëjë “çdo gjë të mundshme” për të ndihmuar shpëtimtarin e saj. Por tani për tani, Ivana është në errësirë. “Mexhidi duhet të thirret në polici këtë javë”, thotë ajo, raporton 20min.ch.

Nga ana e autoriteteve kantonale, në këtë fazë, Departamenti i Sigurisë, Popullsisë dhe Shëndetit (DSPS) është i kufizuar në rikujtimin e procedurave: “Në përgjithësi, kur Zyra Kantonale e Popullsisë (OCPM ) merr dijeni për një situatë të një personi me banim të paligjshëm, i kërkohet të shqyrtojë situatën.

Derniers articles

Sipas Reporters sans frontières sitauata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Gjenevë/Paris, 3 maj -"Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo ardhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...