7.9 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Ecolog, Sponsor Gjeneral I Takimit Ndërkombëtar “Forumi I Prespës Për Dialog”

Udhëheqës të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Forumin e Prespës për Dialog. Ky forum organizohet në qytetin e Ohrit.

Tema e kët vit është: “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne evropiane të sigurisë”. Ky Forum është platformë e lançuar vitin e kaluar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut. Pëmes kësaj iniciative synohet thellimi i raporteve ndërfqinjësore dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal duke pasur për bazë mbrojtjen, promovimin dhe kanalizimin e dobive dhe peshës që kanë për vendin dhe rajonin tre marrëveshjet substanciale, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Fqinjësisë me Bullgarinë si dhe Marrëveshja e Prespës.

“Ecolog International”, si kompani që prej dekadash manifeston përgjegjësi të lartë shoqërore në shumë domene, edhe këtë herë ishte Sponsor Platinum i këtij eventi me peshë të madhe për vendin dhe rajonin.

Ndryshe, pas edicionit të vjetshëm, ky është edicioni i dytë i kësaj platforme që për nga niveli dhe rëndësia si konferencë ndërkombëtare paraqet ngjarjen kryesore vjetore në Maqedoninë e Veriut. Tema e Forumit të sivjetëm është “Dizajnimi i të ardhmes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne europiane të sigurisë”. Këtu marrin pjesë krerët e vendeve të rajonit tonë si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian e të organizatave relevante ndërkombëtare. Të pranishëm gjithashtu janë personalitete nga komuniteti akademik, ai i biznesit si dhe nga shoqëria civile.

Derniers articles

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...