11.4 C
Berne
jeudi 2/05/2024

SHBA paralajmëron “përgjigje” ndaj testit bërthamor të Koresë së Veriut

Bernë, 14 qershor -Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj do të përgjigjeshin me shpejtësi nëse Koreja e Veriut vazhdon me një provë bërthamore, por insiston se dialogu mbetet ende opsion.

« Ne jemi në kontakt shumë të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, duke filluar me Republikën e Koresë – gjithashtu me Japoninë dhe të tjerët – për të qenë në gjendje të përgjigjemi shpejt nëse koreano-veriorët vazhdojnë me një provë të tillë », u tha Blinken gazetarëve.

« Ne jemi të përgatitur të bëjmë rregullime afatshkurtra dhe afatgjata në pozicionin tonë ushtarak, varësisht nga rasti, » shtoi ai.

Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë « asnjë qëllim armiqësor ndaj DPRK », emri zyrtar i Veriut, Republika Demokratike Popullore e Koresë.

« Kështu që ne do të vazhdojmë të kontaktojmë me DPRK-në. Ne jemi të përkushtuar në qasje diplomatike, » tha Blinken.

Diplomati i lartë amerikan u deklarua pas bisedimeve që pati në Uashington me homologun e tij nga Koreja e Jugut, e njohur zyrtarisht si Republika e Koresë, i cili njësoj si Blinken tha se qeveria e tij ishte gati të negocionte me Phenianin « pa parakushte ».

« Unë mendoj se Koreja e Veriut ka përfunduar tani përgatitjet për një tjetër provë bërthamore dhe mendoj se duhet marrë vetëm një vendim politik, » tha minisri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin.

« Nëse Koreja e Veriut ndërmerr një tjetër provë bërthamore, mendoj se kjo vetëm do të forcojë parandalimin tonë dhe gjithashtu sanksionet ndërkombëtare, » tha ai.

Shtetet e Bashkuara u përpoqën të ashpërsojnë sanksionet ndaj Koresë së Veriut pas testimeve të një rakete balistike në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, por Kina dhe Rusia vendosën veto në Këshillin e Sigurimit.

Koreja e Veriut ka kryer të paktën 18 runde të testeve të armëve gjatë këtij viti, duke shfaqur zhvillimin e arsenalit të raketave bërthamore.

Në testimin e fundit, Koreja e Veriut lëshoi tetë raketa balistike me rreze të mesme veprimi, një ditë pasi Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan stërvitjet e përbashkëta ushtarake./REL

Derniers articles

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor nga Euronews në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, korrupsionin, eksodin, drejtësinë.. Mediat, politikisht...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...