11.8 C
Berne
jeudi 2/05/2024

« Reporters sans Frontieres » i përgjigjet Edi Ramës pasi ky i fundit, raportin e RSF e kishte cilësuar si « gënjeshtra » dhe « fantazi »

Bruksel, 6 maj -Pasi « Reporters sans Frontieres » ne raportin e saj te fundit publikura me rastin e dites boterore të fjalës se lire dhe gazetareve, Shqipërine e vendos gati ne fund te listes (ne vendin 103) me Kinen, Rusine, Bjellarusine dhe vende tjera diktatoriale, duket se kryeministri i Shqipërise Edi Rama eshte bere pak nervoz dhe raportin ne fjale e ka cilesuar si « gënjeshtra » dhe « fantazi » si gjetje e RSF.

Por sot zyrtaret nga « Reporters sans Frontieres » permes gazetes zvicerane Le Canton27.ch ju jane pergjigjur deklaratave te Edi Ramës  dhe akuzave te tij ne adrese te kesaj organizate nderkombëtare qe mbron intersat e gazetareve ne botë.

RSF: Te papranueshme jane fyerjet dhe karahasimet e Edi Rames si kryemnister ndaj emdiave shqiptare si « nazistë », « terroristë »  apo « pedofilë » ?!

Ne përgjigjie te Edi Rames, ne ragimin e « Reporters sans Frontieres » derguar redakisise se gazetes zvicerane Le Canton27.ch fillimisht thuhet se « Në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF 2022, Shqipëria renditet e 103-ta, e fundit nga të gjitha vendet e Ballkanit, ndërsa mbetet në kategorinë e vendeve problematike (e treta nga 5 kategori, e para është më e mira)… »

Sipas RSF « Krahasimi i renditjes dhe pikëve të vendeve midis botimeve të Indeksit 2022 dhe 2021 duhet të bëhet me kujdes duke pasur parasysh metodologjinë e ndryshuar. Përveç kësaj, Shqipëria ka rënë edhe për shkak të rritjes së vendeve të tjera; Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut për të përmendur ato evropiane. Megjithatë, në periudhën e matur me Indeksin 2022 (nga fillimi i shkurtit 2021 deri në fund të janarit 2022), liria e shtypit u përkeqësua qartë në Shqipëri… »

« Çështjet e ndryshme të lirisë së shtypit përshkruhen në profilin e vendit. Por unë do të doja të reagoja për disa nga akuzat e kryeministrit… » ka shkruar z.Pavol Szalai pergjjgjes nga RSF për Evropë.

Së pari, sipas pergjegjësit te RSF për Evropë « gazetarët vërtet vuajnë dhunën policore. Shembuj nga 2021 dhe fillimi i 2022 janë këtu, këtu, këtu. Më vonë në vitin 2022, policia vazhdoi të përdorte forcën në mënyrë arbitrare kundër gazetarëve (këtu dhe këtu). Përtej dhunës policore, gazetarët kërcënohen nga mafia apo online, ndërkohë që autoritetet janë të ngadalta për të reaguar siç tregohet nga rasti i gazetares Alice Taylor. »

« Së dyti, ndryshe nga deklarata e kryeministrit, gazetarët sulmohen rregullisht politikisht në Shqipëri. Një shembull për të gjithë është krahasimi i vetë z. Edi Rama i medias online me nazistët, terroristët dhe pedofilët në një konferencë të OSBE-së. (« Second, contrary to the Prime Minister’s statement, journalists are regularly politically attacked in Albania. One example for all is Mr. Edi Rama’s own comparison of online media to Nazis, terrorists and pedophiles at an OSCE conference…« ), thuhet ne reagimin e « Reporters sans Frontieres » ndja deklaratatve te kyremnsitrit Edi Rama.

Gjithashtu, ne vazhdim te reagimit te RSF thuhet se « kryeministri i rizgjedhur në vitin 2021 kishte një bashkëpunëtor të ngushtë të partisë së tij për t’u zgjedhur në krye të AMA-s. Ky është i njëjti rregullator i medias, i cili duhet të forcohet më tej dhe në mënyrë disproporcionale nga paketa kundër shpifjes, një propozim legjislativ në pritje i rrezikshëm për lirinë e shtypit. Madje, në këtë kuadër, kryeministri nuk arriti në vitin 2021 të japë garanci se centralizimi i ri i komunikimit të qeverisë së tij nuk do të pengojë të drejtën e informimit… »

« Akte të tilla kontribuan në pikën e ulët të Shqipërisë në treguesin « konteksti politik », ku rezultati i saj është i dyti më i ulët në krahasim me 4 treguesit e mbetur të lirisë së shtypit. Ndër 5 treguesit, ai shënoi pikën më të ulët në « kontekstin ekonomik », për shkak të ndikimit negativ të krizës së Covid-19 në shëndetin financiar të medias shqiptare, i rënduar më tej nga shpërndarja e errët dhe e padrejtë e fondeve publike në dëm të media e pavarur… » thihet ne reagimin e  RSF.

Së fundi, përgjegjesi i RSF për Evropë « Reporters sans Frontieres »ne reagimin e tij ne adrese te Edi Ramës ka shkruar se « dëshiroj të përshëndes edhe një herë përpjekjet e Aleancës Etike të Medias për të krijuar një platformë për vetërregullimin etik, një nismë shumë e çmuar për të përmirësuar etikën e medias, e cila është një çështje serioze në Shqipëri. RSF do të vazhdojë të punojë në drejtim të përmirësimit të lirisë së shtypit në Shqipëri duke mbrojtur rekomandimet e saj për autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke bashkëpunuar me mediat lokale për të mbështetur besueshmërinë e informacionit… »

Derniers articles

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor nga Euronews në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, korrupsionin, eksodin, drejtësinë.. Mediat, politikisht...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...