Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli dhe ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ne Hagë
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se e ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë
Pacolli tha se u mërzit kur në fund u mbyllën dyert dhe dolën, ndërsa Thaçi mbeti atje brenda
Ai tha se ish-presidenti ishte në gjendje jashtëzakonisht të mirë.
“Gjendja ishte jashtëzakonisht e mirë, u ndijke mirë. Po më duket unë u mërzita më shumë sesa ai kur u mbyllën dyert në fund ai mbeti atje dhe ne dolëm. Unë besoj se ai me krenari do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër dhe cdo gjë tjetër ta presim”, tha Pacolli.
”Kam qenë me e pa zotrin Thaçi atje. Përkundër shumë njerëzve që e kanë fyer zotrin Thaci dhe e kanë sharë, unë them që është e padrejtë ajo që i ka ndodhur. Ai nuk do të jetë fajtor, do të kthehet mes nesh. Është e padrejtë që këto vite t’i kalojnë huq jashtë familjes, por në një farë mënyre është një mundësi që të tregohet se UÇK-ja ka qenë legjitime dhe nuk ka bërë krime”, shtoi Pacolli.