4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Ka ndërruar jetë nëna e gazetarit të njohur në Gjenevë

Berne, 19 janar -Dje në orët e pasditës në Spitalin ‘Sheihk Zayed’ në Vushtrri ka ndërruar jetë Tevide Maliqi (84) nga Presheva, nëna e gazetarit të njohur ndërkombëtar në Gjenevë, Nefail Maliqit, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ajo është varrosur sot me nderime të larta në Preshevë në praninë e fmiljarëve dhe qindra qytetarëve.

E ndjera ishte më shumë se një nënë, ishte nënë edhe e të tjerëve se shumë kush kishte ngrënë bukë nga duart e saj me vite të tëra.

Ishte një grua fisnike, bujare, humane! Ishte solidare, nuk e ndali dorën kurrë për të varfërit, jetimët dhe skamnorët! Ajo rriti dhe shkolloi katër djem e katër vajza me sakrifica të mëdha.

Falë këtij angazhimi dhe edukimi permanent ndaj fëmijëve Tevidja me bashkëshortin e saj po ashtu të ndjerë (Qemajl Maliqi) arritën t’i japin Preshevës, Kosovës dhe shqiptarisë një gazetar me renome ndërkombëtare i cili i kontribuoi procesit ndërkombëtarë në ballkan sidomos sensibilizimit të çështjes së Kosovës dhe asaj mbarëkombëtare në arenën ndërkombëtare.

Prandaj, Nana Tevide lirisht mund ta quajmë heroinë kombëtare për meritat e saj që i dha dhe i la kombit një gazetar me përmasa botërore.

Familja Maliqi nga Presheva falënderon kirurgun e njohur në Vushtrri Dr. Ekrem Sefiun dhe ekipin e tij mjekësor në Spitalin ‘Sheihk Zayed’ që bënë gjithëçka për nënën e tij, por nganjëherë për vazhdimin e jetës së dikujt, tjetër kush e ka n’dorë!

Telegrame ngushllimi për humbjen e nënes së tij kolegu ynë Maliqi ka marrur nga autoritetet e Luginës ashtu edhe nga Kosova, Shqipëria e diaspora.

Varrimi i së ndjerës u bë sot në vendlindje-Preshevë.

Edhe ne kolegët në emër të redaksisë, i dergojmë ngushëllimet tona të sinqerta kolegut Nefail Maliqit për bumbjen e nenës së tij.

 

Derniers articles