13.1 C
Berne
mardi 21/05/2024

Ish-presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli dhuron shtëpitë e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë (FOTO)

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se këtë të enjte ka dhuruar shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.

Pacolli që në Thumanë shkoi bashkë me vëllezërit e tij u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton nga Tirana gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vëllezërit e mi Afrimin dhe Rrahimin, dhe bashkëpunëtorët e mi Valonin, Nelsonin, Dritonin dhe koperuesit tjerë, sot në Thumanë dorëzuam banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti”.

Tutje Pacolli bëri të ditur se financimi i këtij projekti ka kushtuar mbi një milion euro teksa falënderoi të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme.

“Nga afër, përjetuam pamjet transformuese të këtij blloku të mrekullueshëm banimi të ndërtuar sipas normave strikte europiane, pra një ambient me ndërtesa moderne, ngjyra të bukura, shëtitore, hapësira të gjelbra, lodra për fëmijë, hapësira për aktivitete tregtare, për aktivitete biznesi të ri etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Gjej rastin të falënderoj familjarët e mi, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë ata që morën pjesë në punë për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare. Zoti i bekoftë familjet shqiptare kudo që janë”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

Derniers articles