4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

SHBA do të jetë e hapur për udhëtarët e huaj nga nesër, por me kushte

Shtetet e Bashkuara do të rihapen nesër për udhëtarët nga jashtë të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Megjithatë, shtetasit e huaj të rritur duhet të imunizohen me vaksina të miratuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ose Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se fëmijët nën 18-vjeç janë të përjashtuar nga rregullat e reja, si dhe personat me probleme shëndetësore.

Pasagjerët do të duhet ende të tregojnë konfirmimin e një testi negativ në COVID-19, i bërë brenda 72 orëve nga nisja për në Shtetet e Bashkuara.

Për shkak të kushteve të vendosura nga autoritetet amerikane, shumë pasagjerë që morën vaksina të përdorura në pjesë të tjera të botës – si Sputnik V rus ose KanSino kinez, po përpiqen të imunizohen me vaksina të miratuara nga autoritetet amerikane, raporton AP.

OBSH ka miratuar dy vaksina të tjera kineze Sinopharm dhe Sinovac, si dhe AstraZeneca, të cilat do të pranohen për udhëtim në Shtetet e Bashkuara.

Sputnik V përdoret në rreth 70 vende të botës, por nuk është miratuar nga FDA dhe OBSH.

Derniers articles