12 C
Berne
mercredi 21/10/2026

Protestat në Shqipëri: Reagon shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Jo dhune ndaj nxenesve dhe studentëve ! 

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali. Turk ka dënuar çdo akt dhune të ndodhur gjatë protestave dhe u ka bërë thirrje të gjithë palëve të përfshira që të ulin menjëherë tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.
MES SIGURISË PUBLIKE DHE TË DREJTËS PËR PROTESTË
Shteti ka detyrimin të mbrojë rendin dhe sigurinë, por kjo përgjegjësi nuk e përjashton detyrimin për të respektuar të drejtat e qytetarëve, veçanërisht të të miturve.
Protestat në Shqipëri kanë hyrë zyrtarisht në vëmendjen e Kombeve të Bashkuara, në një moment kur përplasjet mes demonstruesve dhe policisë po shoqërohen me akuza gjithnjë e më serioze për përdorimin e forcës.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka përmendur drejtpërdrejt Shqipërinë mes pesë vendeve europiane ku protestat masive po ngrenë shqetësime për respektimin e të drejtave themelore.

Sipas zyrtarit të lartë të OKB-së, rruga më e mirë është përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe të sigurt.

“Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt”, shkruan ai.

“Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë”, shtoi Turk.

Derniers articles