8.2 C
Berne
dimanche 18/10/2026

Në Cyrih kapen 60 kg. drogë nga dy persona, njeri serb. Duke ikur nga policia hedhin nga dritarja e veturës 40 mijë €

Cyrih, 18 tetor -Policia e Cyrihut arreston dy burra pas një ndjekjeje. Në mesin e lëndëve narkotike të sekuestruara janë kokainë, amfetaminë, ketaminë, metamfetaminë, kanabis dhe mijëra tableta ekstazie. Policia ka konfiksuar 60 kilogramë drogë dhe mijëra euro. ASa dke ikur, si ne filma,hedhn 40 miej erun nga dritarje vetures, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke ju referuar polcise kantonale.

Një operacion i policisë kantonale të Cyrihut në Dällikon përfundoi me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e më shumë se 60 kilogramëve lëndë narkotike, si dhe shuma të konsiderueshme parash.

Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, ngjarja nisi të enjten e kaluar ne oret e pasdites, kur një takim mes dy burrave (njeri serb e tjetri zviceran)  ka tërhoqur vëmendjen e policisë në këtë zonë në periferi të Cyrihut. Gjatë kontrollit të parë, hetuesit gjetën rreth 2 kilogramë kokainë te një 48-vjeçar me shtetësi serbe.

Personi tjetër u largua me automjet. Policia e ndoqi dhe arriti ta ndalonte pak më tej. Gjatë ndjekjes, 33-vjeçari zviceran hodhi nga dritarja e makinës një shumë prej 40 mijë eurosh dhe telefonin e tij celular. Policia arriti t’i gjente të dyja.

Një arsenal i gjerë lëndësh narkotike

Kontrollet e mëtejshme çuan në zbulimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh. Sipas policisë, u sekuestruan gjithsej: rreth 12 kilogramë kokainë; rreth 34 kilogramë amfetaminë; disa kilogramë ketaminë; metamfetaminë dhe kanabis; mijëra tableta ekstazie; si dhe medikamente me recetë.

Përveç drogës, hetuesit gjetën edhe shuma të konsiderueshme parash. Në posedim të dy të dyshuarve u sekuestruan rreth 30 mijë franga zvicerane dhe 57 mijë euro.

Të dyshuarit përfunduan në duart e prokurorisë. Dy burrat u arrestuan dhe iu dorëzuan Prokurorisë Publike të Kantonit të Cyrihut, nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike.

Prokuroria kërkoi vendosjen e tyre në paraburgim, ndërsa hetimet për rastin vijojnë për të zbardhur origjinën e drogës dhe rolin e secilit prej të dyshuarve në aktivitetin e dyshuar të trafikimit, shkruan në fund gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Derniers articles