13.6 C
Berne
samedi 10/10/2026

“Çohuni shqiptarë”/ Sot në Tiranë protesta e 133-të kundër largimit të regjimit te Qeverisë narko-mafioze të « Nikola Pašićit » shqiptar

Pa rrëzimin e qeverise e regjmit të Edi Ramës synonim i te zezave (korrupcioni, papunesisë, egsodit, drogës, tarfiku me trojet, spiunazhi, prostitucionit ne qeveri) nuk do kete paqe dhe stabilitet as persekive ne Shqiperi dhe shqiptaret ne ballkan. Bazuar nga te gjitha keto te za për shipatret ne Shqiperi dhe ballkan gazetari gjerman Michael Martens (Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) kihste aresyet e veta i cili për kryeministrin « shqiptar » shkrui se: “Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që Serbia ka pasur që nga koha e Nikola Pašićit!.. », ction gazeat zvcerane en sqhip LeCanton27.ch

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, me qytetarët që mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e 133-të vjen pas më shumë se katër muajsh qëndrese, ndërsa organizatorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Përveç largimit të Edi Ramës, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, si dhe ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor. Në platformën e tyre përfshihet edhe kundërshtimi i disa nismave ligjore, për të cilat ata pretendojnë se cenojnë interesat e qytetarëve.

Protesta e sotme zhvillohet pas zhvillimeve të fundit politike, përfshirë miratimin e reformës territoriale në Kuvend, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Reforma është kundërshtuar nga opozita dhe qytetarë që shprehin shqetësimin për pasojat që mund të ketë në përfaqësimin dhe shërbimet në njësitë e vogla vendore.

Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit edhe në ditët në vazhdim. Një tjetër moment i rëndësishëm pritet të jetë 13 tetori, kur është bërë thirrje për pjesëmarrje të studentëve dhe të rinjve në protestë.

Derniers articles