9.1 C
Berne
vendredi 9/10/2026

Policia e Kosovës arreston një mik të Edi Ramës biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për disa vepra penale

Biznesmeni Valon Lluka është arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Sipas raportimit të Telegrafit, ndaj tij kishte paraqitur kallëzim penal biznesmeni Behgjet Pacolli, njfton gazeta zvicerane ne sqhip LeCanton27.ch

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes zëdhënëses Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se Lluka dyshohet për disa vepra penale, përfshirë mashtrimin, shpërdorimin e pasurisë së huaj, keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike dhe lidhjen e kontratës së dëmshme, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të shqyrtojë edhe mundësinë e kërkimit të ndonjërës prej masave të sigurimit ndaj të dyshuarit.

Rasti mbetet nën hetim. Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, Valon Lluka prezumohet i pafajshëm.

Derniers articles