Nga Xhevat Mustafa
Zëvendësimi i fantazuar, i paramenduar, i mundshëm…i Edi Ramës prej Elisa Spiropalit, së afërmi apo ca më së largu, në rast dorëheqjeje të kryeministrit, i detyruar nga presioni i protestave në Tiranë dhe ai ndërkombëtar, nga Brukseli apo Uashingtoni(dosja Aruba, Sazan e Zvërnec, Porti i Durrësit e tj) do të ishte ngjashëm si zëvendësimi i kalit me një pelë të një barku!?
Dorëheqja e Elisës si deputete e PS- së, ngjashëm si e malësores Marjana Koçeku dhe nisja e turravrapit prej Elisës, për të zënë fronet e Edi Ramës, sa nuk janë ftohur, tani për tani, sa « Skënderbeu i saj është mbi kalë » dhe nuk ia shet partinë, as me gjithë pasurinë e saj, është iluzion, që nuk do të shkojë drejt realizimit! Kjo, edhe sepse para Elisës, partia e tyre, mbush me enveristë dhe sigurimsa të moçëm e të rinj, « mund të pjellë » jo për 9 muaj, por për 9 ditë ose edhe 9 orë, një kandidat apo kandidate tjetër.
Sipas gjykimit tim, edhe rastet e kundërvënies apo « rrebelimit » të Elisës ndaj Ramës, janë skena të një skenari. Apo, lojë për t’u paraqitur ajo ca më ndryshe, ca më e mirë nga Edi Rama dhe e denjë për tia zënë fronet, kur të bjerë!
Koha do të tregojë, shpejt apo ca vonë, nëse kam pasur të drejtë apo paranojë!
Po e mbyll me humor: vetëm nga mendimi se në vend të Edi Ramës mund të vihet Elisa, më mbushet trupi me mornica!
