15.6 C
Berne
dimanche 10/05/2026

Hagë, nga java e ardhshme Gjykata Speciale do t’u rikthehet seancave gjyqësore ndaj Thacit dhe te tjereve…

Gjykimi i dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë do të vazhdoj javën tjetër. Sipas planit, mbrojtja e të akuzuarve do ta paraqes çështjen e saj.

Në trajtim për pesë ditë rresht do ta ketë rastin për pengin të drejtësisë, ku të akuzuar janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu e Hajredin Kuçi.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit në fund të vitit 2024, derisa gjyqi filloi vetëm rishtazi.

Prandaj, shqetësim serioz po vlerësohet tejzgjatja e procesit.

 “Duke marrë parasysh zhagitjet dhe vonesat që kanë ekzistu në procesin e parë, dua ta jem optimist se mirëpo ka mundësi që edhe ky proces të shkojë më zhagitje, ani pse nuk ka arsye të forta për këtë, sepse nuk ka dëshmitarë apo prova që duhet të nxirren në proces gjyqësor”, ka thënë Rrëcaj.

Gjykimi do të vazhdoj me paraqitjen e çështjes nga ana e mbrojtjes.

Paraprakisht, prokuroria ka përfunduar me dosjen e saj, për çka ka skepticizëm.

“Dëshmitarë nuk mund të jenë ata që i kanë vendosë ato që kanë përgju. Ata s’janë dëshmitarë, dëshmitarët duhet me qenë objektiv, që kanë parë e kanë dëgjuara diçka nga personat kompetentë. E jo me qenë dëshmitarë punëtorët e Gjykatës ose punëtorët e burgut”, u shpreh Musa.

Pesë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, për akuzat për ndërhyrje në drejtësi e ndikim në dëshmitarë.

Derniers articles