Ndërtimi i një fabrike farmaceutike filloi sot në Istog. Kompania farmaceutike « Pharmabel » do të përfundojë punimet brenda 18 muajve dhe do të punësojë 150 persona, raporton gazeta zvicerano-shqiptare LeCanton27.ch.
Nis ndërtimi i një fabrike farmaceutike në Istog
« Në 18 muaj, 150 vende pune për bashkëqytetarët tanë, të gjitha këto me një investim prej 8 milionë eurosh, të mbështetur nga biznesmenë nga diaspora jonë në Francë me investitorin Hazis Vardar, falë ekzekutimit me sukses të rrjetit të biznesit shqiptar, të udhëhequr nga Naim Dedushaj. »
Ndërsa personi përgjegjës për këtë projekt gjigant, z. Hazis Vardar, deklaroi se « Istogu ka dy përparësi: ndërtimin e një fabrike dhe uljen e papunësisë, fillimisht me 150 punëtorë… »
« Kompania farmaceutike Pharmabel, një fabrikë ilaçesh që tani do të operojë në Dubravë, ku sot u vendos guri i themelit të saj, vazhdon të punësojë të rinj dhe të promovojë Istogun si një qytet inovativ, të cilin po e transformon », shkroi kryetari i bashkisë Ilir Ferati në njoftim.


