3.3 C
Berne
mercredi 25/11/2026

Dy shqiptarë « myafire » te paftuar në shtëpin e William dhe Kate. Policia britanke ia arrstuan si hajna

Londër, 25 nëntor – Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe akuzuar pas një tentative të dyshuar vjedhjeje në Anmer Hall, rezidenca e Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk, në lindje të Anglisë. Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, ndërsa asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ndodhej në banesë.

Këta jane dy shqiptarët e akuzuar për tentativë vjedhjeje në rezidencën e William dhe Kate

Sipas njoftimit të publikuar të mërkurën nga policia e Norfolkut, të akuzuarit janë Mirgen Doku, 34 vjeç, me adresë në Londër, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, pa vendbanim të përhershëm. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për hyrje në një banesë me qëllim vjedhjeje dhe hyrje pa leje në një zonë të mbrojtur. Në njoftimin e mëngjesit, policia bëri të ditur se të dy mbeteshin në paraburgim dhe se paraqitja e tyre në Gjykatën e Magjistraturës në Norwich ishte parashikuar për të mërkurën.

Alarmi u dha pak para orës 18:00 të së hënës, më 23 nëntor, pas raportimeve për aktivitet të dyshimtë në një pronë brenda kompleksit mbretëror Sandringham. Policia ndërhyri me njësi të specializuara, ndërsa dy të dyshuarit u arrestuan pranë vendngjarjes dhe u shoqëruan për t’u marrë në pyetje.

Në operacionin e kërkimit u përfshinë qen policie, dronë dhe një helikopter i shërbimit ajror të policisë. Pallati Kensington nuk dha hollësi mbi masat mbrojtëse të rezidencës, duke ritheksuar se nuk komenton për çështje sigurie.

Anmer Hall është një rezidencë e stilit gjeorgjian me dhjetë dhoma gjumi, të cilën Mbretëresha Elizabeth II ia dhuroi çiftit mbretëror me rastin e martesës. William dhe Kate e përdorin për pushime dhe qëndrime të shkurtra, ndërsa banesa e tyre kryesore ndodhet në pronën mbretërore Windsor, në perëndim të Londrës.

Prokuroria britanike konfirmoi ngritjen e akuzave dhe kujtoi se procedimi penal është në vijim. Të dy të akuzuarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të gjykatës.

Derniers articles