Zyrtarja nga BE per ceshtjen e vizave znj. Anitta Hipper ne bisede me redaktorin e gazetës zvicerane Le Canton27.ch
Brukse/BE, 5 tetor -Kosova është i vetmi vend i izoluar në Ballkanin Perëndimor që nuk përfiton nga liberalizimi i vizave me BE-në. Që nga viti 2018, kur jane plotësohen të gjitha kriteret, nuk u jpen vizat dhe vonesa e vizave për kosovarët jane te pajustifikueshme nga Brukseli, qe duket se kjo stregjtaje ka kënaqur më shumë bandat e kontrabandës së emigrantëve, të cilët “falenderojnë” Brukselin për mosdhënien e vizave, duke vazhduar aktivitetet e tyre kriminale për kontrabandimin e emigrantëve nga Kosova në Zvicër dhe vendet e BE-së
Zyrtarja nga BE per ceshtjen e vizave: Kosova e meriton te marre liberalizmin e vizave nga Brukseli, që dikur realizimi ishte ceshtje vitesh, kurse sot ceshtje muajsh!
Lidhur me këte vonese te vizave per Kosoven znj. Anitta Hipper, zedhense e BE-se per ceshtjen e vizave ne bisedë per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch thote se « Në korrik 2018, Komisioni konfirmoi se Kosova i përmbush të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Vlerësimi ynë është ende i vlefshëm. Pas votimit të favorshëm të Parlamentit Evropian në vitin 2019, tani i takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ta çojnë përpara këtë çështje. Ne i inkurajojmë ata që t’i japin fund kërkesës për vizë për Kosovën… »
Redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch për liberalizimin e vizave ne seline e BE-se ne Bruskel
Megjithate cështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk ka qenë kurrë më afër se sa sot. Kjo temë do të jetë në agjendën e mbledhjes së grupit punues të Këshillit Evropian më 13 tetor, i kane thene zyrtaret e BE-se redaktrit te gazetes zvicerane Le Canton27.ch i cili mori pjese ne konferencen e fundit ne selinm e BE-së ne Brukesl drejtuar nga shefi informacionit Eric Mamer.
Se a do te ndodhe loberalizimi vizave ne keet vit zyrftarja e BE-së ne vazhdim përgjigjet se « ne ofrojmë rregullisht një pasqyrë të performancës së Kosovës në fusha të ndryshme që lidhen me standardet si pjesë e raporteve të zgjerimit. Një pasqyrë e përditësuar është dhënë më 19 tetor 2021, e cila tregon se Kosova ende i përmbush standardet. Për të mbështetur vendimmarrjen nga shtetet anëtare, këtë vit do të paraqesim raportin tonë për zgjerimin e vitit 2022, së bashku me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave. »
Tema e liberalizimit të vizave për Kosovën duhet të diskutohet në mbledhjen e grupit punues të Këshillit Evropian, i cili do të takohet më 13 tetor të këtij viti. A mund të ndohd eapo te shtyhet serish liberalizimi i vizave si zakonisht, deri në vitin e ardhshëm?
Lidhur me ketë znj. per fund ka dekaléruar se « Aktualisht jemi duke punuar në përgatitjen e këtij përditësimi teknik në konsultim me Presidencën e Këshillit dhe Shtetet Anëtare. Ky përditësim do të jetë vetëm një dokument teknik, që paraqet një gjendje të përditësuar të lojës në fushat që kanë të bëjnë me kriteret e liberalizimit të vizave, në mënyrë që të mbështesë diskutimet brenda Këshillit. Ne besojmë se Kosova i përmbush të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Përditësimi teknik nuk do të përbëjë një vlerësim të ri dhe nuk do të shtojë ndonjë kusht apo pikë referimi të ri. »