12.6 C
Berne
mercredi 25/05/2022

Zyrtarët e speciales e thonë: Në Hagë nuk po gjykohet e as nuk do te denohet UCK, por individë qe bënë krime dhe vrasje!

Bernë 6 janar -Angela Griep Zëdhënëse e Gjykatës Speciale në Hagë ne një interviste ekskluzive për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka folur mbi misionin, punen dhe organizmin e gjykates speciale, aktivtet e Dhomave te Specializuar gjate ketij viti, mbi proceset gjyqësore, per ate se ne Hage apo Gjykohet UCK-së? pastaj për kohezgjatjen dhe nismen e procesit  gjyqësor ndaj Thacit, Veselit dhe te tjeret e për shume cka tjeter me interes kombëtar dhe nderkombëtar.

Lajmi i parë për ket vit nga Haga: Ne muajin shkurt e nisim me seancën e radhës me Thacin, Veselin dhe te tjerët. Gjykata speciale dihet kur fillon, por jo edhe kur përfundon, meqe ajo jo veq sa ka nisur punen e një procesi të gjatë…

Zyrtaret e Gjykates speciale e thone shume qarte se Haga nuk po merr ne pyeteje, ajo nuk po bën hetime kunder UCK-së, por disa individëve qe bene krime  njekohesisht Gjykata speciala per krime ne Kosovë nuk po gjykon as nuk do te denojne UCK-në, por individët me uniforme e pa te qe bene krime dhe vrasje kunder civileve, njerezve te pafajshem. Sikur te ishte vertetë Haga apo komuniteti nderkombëtar kunder UCK-së, atëhere specialja, sipas logjikes së disave, po deshka me arrestu dhe burgosur 20-30 mije apo sa ushtare ka pasur, ish-pjesetare te UCK-së, thone një zyrtar tjetër nga Haga.

“Dhomat e Specializuara do të mbajnë përgjegjës vetëm personat individualë për krimet që ata kanë kryer si individë, jo si përfaqësues të një komuniteti, organizate ose grupi etnik. (“the Specialist Chambers will only hold accountable individual persons for crimes they committed as individuals, not as representatives of a community, organization or ethnic group”), citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch zyrtaren nga Haga znj. Angela Griep.

Pyetje: znj.Griep mund të na tregoni për aktivitetin e Dhomave të Specializuara në Hagë në fillim të vitit? Kur do të fillojë gjyqi i parë?

Përgjigjia: Procedurat janë duke u zhvilluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK) në katër raste ku janë përfshirë tetë persona të akuzuar, të cilët të gjithë janë të paraburgosur në objektet e paraburgimit të DSK-së në Hagë. Gjykimet kanë filluar në vitin 2021 në dy prej këtyre lëndëve, në rastin e Prokurorit Special kundër Salih Mustafës dhe në rastin e Prokurorit të Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Seancat gjyqësore për rastin e Salih Mustafës do të rifillojnë më 18 janar me dëshminë e dëshmitarit të njëmbëdhjetë. Në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Mbrojtja e z. Haradinaj dha fjalën hyrëse në dhjetor dhe pritet të fillojë me paraqitjen e provave më 11 janar 2022.

Pyetja: Kur  do të fillojë procesi kundër Thaçit dhe Veselit dhe te tjereve..?

Përgjigjia: Rasti i Prokurorit Special kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit aktualisht është në fazën paraprake. Është shumë herët të thuhet se kur do të fillojë saktësisht gjyqi. Seanca e radhës paraprake për këtë rast pritet të mbahet në shkurt të vitit 2022. Ligji rregullon qartë përgjegjësinë individuale dhe jo përgjegjësinë e një komuniteti, organizate apo grupi (etnik). Dhomat e Specializuara mund të ndjekin penalisht shtetas të Kosovës që mund të kenë kryer krime të kompetencës sonë, si dhe individë të shtetësisë tjetër që mund të kenë kryer krime të tilla kundër qytetarëve të Kosovës. E thënë thjesht, Dhomat e Specializuara do të mbajnë përgjegjës vetëm personat individualë për krimet që ata kanë kryer si individë, jo si përfaqësues të një komuniteti, organizate ose grupi etnik.

Pyetja: A e din kush sa vite do të zgjasë aktiviteti i kesaj gjyakate spaciale?

Përgjigjia: Kohëzgjatja e procedurës varet në një masë të madhe nga kompleksiteti i çështjes. Ndërsa Rregullorja e Procedurës dhe Provave përfshijnë disa afate kohore për veprime të caktuara me qëllim që të sigurohet procedura efikase, është e pamundur të thuhet në këtë fazë se sa do të zgjasë procedura, përfshirë fazën e gjykimit. Rasti Prokurori Special kundër Thaçit dhe te tjerëve. Aktualisht është në fazën paraprake. Gjatë kësaj faze, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancat, sipas nevojës, për përgatitjen e procedurës dhe vendos për sfidat fillestare të ngritura nga i akuzuari (të referuara si propozime paraprake). Prokurori i Specializuar duhet të ndajë me Mbrojtjen provat që mbështesin aktakuzën dhe deklaratat e të gjithë dëshmitarëve që Prokurori i Specializuar synon të thërrasë në gjyq, si dhe dokumentet dhe provat që ai synon të paraqesë në gjyq. Gjithashtu, Mbrojtja duhet të ndajë me Prokurorin e Specializuar listën e dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që ata synojnë të përdorin. Ky proces quhet zbulim.. Pas përfundimit të përgatitjeve, gjyqtari i procedurës paraprake do t’ia transferojë dosjen e lëndës një trupi gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë dhe një gjyqtar rezervë, që do të caktohet nga Kryetari. Vetëm atëherë do të përfundojë Faza Paragjyqësore dhe do të fillojë Faza e Provës. Se sa do të zgjasë faza e gjykimit, varet nga shumë faktorë, si numri i dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria e Specializuar dhe ekipet e Mbrojtjes dhe numri i akuzave që do të diskutohen.

Pyetje: Jemi deshmitar se Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavise se kjo gjykate nderkombetar zgjati 30 vjet. Po gjykata speciale Hages per krime ne Kosovë e din kush sa vite do të zgjasë aktiviteti i saj?

Përgjigjia: Duke qenë se kohëzgjatja e procedurës varet nga shumë faktorë që ende nuk dihen, nuk është e mundur të komentohet se sa do të zgjasë procedura. Mandati i Dhomave të Specializuara të Kosovës vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë Qeverinë e Kosovës se hetimet dhe procedurat kanë përfunduar. Gjykata speciale eshte ditur kur fillon, por nuk dihet se kur ajo përfundon, meqe ajo jo veq sa ka filluar punen e një procesi të gjatë.

Derniers articles

Kryetari i Kiev-it, ukrainasi Klitschko me duar me gjak ne Davos: Falemnderit Kosove, falemnderit shqiptare! Pasi ju u cliruat nga Serbia edhe ne do...

Davos, 25 maj -Kampioni botëror i boksit, ukrainasi, Witalij Klitschko (41), kryetar i Kiev-it vjen me duar me gjak nga fronti i luftës në...

Jeta Statovci, e cila i tha sot JO Trustit, por që më 2020 kishte tërhequr 10 përqindëshin

Prishtinë, 25 maj -Deputetja e Vetëvendosjes, Jeta Statovci e cila sot i tha jo Trustit ka deklaruar si të hyra mbi 16 mijë euro. Si...

Samiti boteror ne Davos ben “tête-à-tête” dy kryeministrat shqiptar nga Kosova dhe Mali i zi dhe liderë tjere nga ballkani

Kryeministri shqiptar nga Kosova Albin Kurti  sot ne Samitin nderkombëtar Davos mori pjese ne panelin e debatit me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”...

Zëvendëspresidenti i Zvicrës, Alain Berset takoi kryeministrin kosovar Albin Kurtin ne Davos. Berna e gatshme te mbeshtes anetaresimin e Kosoves ne KE dhe...

Nga takimi i zevendes presidentit te Zvicres z.Alain Berset me patroni i Qeverise se Kosovës Albin Kurti ne Forumin Ekonomik Boteror (Foto Le Canton27.ch) Davos,...

Kryeministri Kurti sot ne diten e dyte ne Davos po vazhdon takimet me personalitete dhe biznesmen boteror

Davos, 23 maj (Nefail Maliqi) -Davos 2022 do të tuboj rreth 2,500 liderë boteror nga politika, biznesi, shoqëria civile dhe media të marrin pjesë...