7.5 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Zyrtare, sipas statistikave të Beogradit: Në Serbi nga 170 komuna, vetëm në 15 komuna nuk ka shqiptarë (Dok.)

Ose: Ne Serbi sot jane 170 komuna, pjesa dërmuese multietnike madje edhe me mijera shqiptare. Sot ne Serbi jetojnë mbi 200.000 shqiptare, kupto ne 167 komuna tjera te shtrira ne terrorin e Serbisë perfshire këtu edhe tri komnat shqiptare (Medvegjë, Bujanoc dhe Presheve) shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Sipas regjistrimit të fundit, para një dekade e më shume (2002), në Serbi kishte 61.647 shqiptarë, kurse sipas regjistrimit të fundit (2011) të cilin shqiptarët e bojkotuan, Beogradi ka “arritur” të regjistrojë vetëm 5,809 shqiptarë. Kjo shifër është spekulative, sepse përpjekjet serbe të vazhdueshme shkojnë në drejtim të zvogëlimit të popullatës shqiptare nga trojet e tyre etnike.

Sipas mediave te Beogadit: Ne Serbi nataliteti më i madh eshte ai në Luginën e Preshevës

Nga 170 komuna serbe, vetëm 15 sosh pa shqiptarë, ose më shumë se në gjysmën e komunave në Serbi, mbi 70 të tilla, janë të banuara me shqiptarë, ka zbuluar gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve zyrtare te Beogradit.

Ne flasim me fakte dhe deshmi / Zyrtare, sipas statistikave të Beogradit: Në Serbi nga 170 komuna, vetëm në 15 komuna nuk ka shqiptarë (Dok.)

Sot ne Serbi jane mbi 200 mije shqiptare, e pranoi, se pranoi Vucici, kjo eshte e verteta! Mbi 100 mije jane ne tri komunat shqiptare ne Luginen e Presheves dhe 100 mije jane neper 167 komuna tjera te Serbise!

Duke mos llogaritur ketu edhe diasporen shqiptare nga Lugina ne perendim prej 80 mijë, te larguar pas luftes me presion dhe politikat diskriminuese, që në fjalorin e diplomacisë nderkombetare njihet si spastrim etnik, kuptohet per realizimin e programeve serbe.

Sa herë është folur për numrin e shqiptarëve në Serbi, është thënë se shqiptare ka jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe në Vranjë, deri ne Nish. Mirëpo, kjo nuk qëndron sepse mijëra shqiptarë jetojnë edhe në Beograd, Kragujevc, Novi Sad, Suboticë etj. Jemi dëshmitare se dikur ne kryeqytetin serb jetonin mbi 100 mije shqiptare, por aktulisht nuk jane as pesë mijë.

Pamvarësisht nga statistikat serbe dhe manipulimeve me numrin e shqiptarëve ne kryeqytetin serb, kohë më parë në Gjenevë Buba Morina (e veja e Rrahamn Morinës) e pranoi publikisht se në Beograd jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë, duke ju përgjigjur gazetarit shqiptare ne OKB gjate nje konference shtypi.

Ja sa qesharake jane shifrat e Beogradit. Dhe tash hec e besoj. Psh, nëse shikojme tebelen poshte, del se ne vitin 2011 kishte shqiptare me shume ne Medvegje (527)  se sa në Presheve (416) ?!

Sipas regjistrimit të vitit 1981 prej 8.212 shqiptarëve të regjistruar, 5.067 ishin meshkuj dhe 3.115 femra, kurse 1.008 prej tyre deklaruan se gjuha e tyre amtare është “serbokroatishtja”. Sipas regjistrimit të vitit 1991 Beogradi kishte 4.985 shqiptarë (shifër kjo e manipuluar nga qeveria e Millosheviqit). Pavarësisht nga statistikave sipas regjistrimeve serbe dhe manipulimeve me këto shifra, numrin e shqiptarëve, kohë më parë në Gjenevë Buba Morina e pati pranuar publikisht se në Beograd jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë.

Madje, sipas burimeve të Beogradit më shumë se në gjysmën e komunave në Serbi, mbi 70 sosh, janë të banuara me shqiptarë, diku më shumë e diku më pak, hiq ata të Luginës së Preshevës.

Në Vojvodinë numri i shqiptareve është rritur nga 1.695 në 2.251, në Beograd është zvogëluar për 240, nga 1,492 në 1,252 (edhe pse mediat dhe autoritet serbe kane pohuar disa herë se numri i shqiptarëve në Beograd sillet rreth 100 mijë, kurse në pjesën qendrore të Serbisë numri i shqiptarëve u rrit nga 865 në 1,119.

Në rrethinën e Beogradit në vitin 2011 kishte më shumë shqiptarë se në rrethin Pcinjit dhe Jablanicës . Më shumë se 150 shqiptarë etnikë kishin të gjitha fushat e Vojvodinës dhe në dy zona të Serbisë qendrore dhe në Bor.

Numri i shqiptarëve u rrit në 18 komuna të Serbisë (ku Nishi dhe Novi Sadi janë të ndara nga zonat e lidhura) kanë pasur 863 shqiptarë, kurse sot ky numër është reduktuar dukshëm.

Duke mos i përfshirë numrin më të madh të shqiptarëve në Beograd, Subotica sot ka 383 shqiptarë, Novi Sadi 356, pastaj vjen Novi Beogradi dhe Palilula me 223 shqiptarë dhe katër komuna të tjera në Beograd ku ka më shumë se 100 shqiptarë etnikë.

Një numër i madh i shqiptarëve gjenden sot edhe në Novi Pazar (202), Sombor (118), Pisha (113) dhe Zrenjanin (110). Nga 21 deri në 100 shqiptarë ka sot në 34 komuna të Serbisë, nga 5-20 shqiptarë kishte në 53 komuna, kurse në 1-4 shqiptarë ka në 39 komuna.

Në nëntor të vitit 1999 gazeta “Glas javnosti” e Beogradit (7. XI) dhe “Nezavisne novine” nga Banja Lluka (10. XI) i kanë publikuar të dhënat se për momentin në Beograd jetojnë 50 mijë shqiptarë, por e kanë theksuar edhe se sipas të dhënave të MPB-së të Serbisë kanë qenë 120 mijë.

Sipas gazets zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar statistikave serbe, në Serbi nga 150 komuna, vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë. Këto vendbanime dhe qytetare gjenden jo vetëm ne Luginen e Preshevës, por edhe një Vranj,e Leskovc.. deri ne Nish e Beograd, madje edhe ne skaj të Serbise – ne Suboticë. Sot ne Serbi bashke me Luginen e Preshevës, jetojnë mbi 300.000 shqiptare, kupto ne 132 komuna tjera te shtrira ne terrorin e Serbisë.

Por, sot nuk janë më aq, sepse u dëbuan ose nuk deshën të mbetnin më “sharaxhinjë” të serbëve, kur këta të fundit masakronin dhe sharronin shqiptarët në Kosovë.

Sipas këtyre statistikave del se nga 170 komuna në Serbi vetëm në 15 komuna nuk ka shqiptarë. Është mjaft interesant fakti se në 12 komuna të Serbisë ku nuk ka pasur shtim të popullsisë, aty nuk ka shqiptarë.

Më poshtë shiheni tabelën me rrajonte, komunat dhe qytetet e Serbisë ku banojnë shqiptarët:statistika banoret ne serbi

Derniers articles

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...

Shqiptari i Kosovës arratiset nga burgu në Zvicër (Detajet)

Bernë, 28 mars -Një i burgosur u arratis nga burgu Wauwilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk...

Zvicër/ Fabrika false e prodhimit të parave hodhi në treg 8 milionë dollarë

Falsifikuesit nga Urdorfi (ZH) ndoshta i trajtonin fletët e printimit të faturave të dollarit në të njëjtën mënyrë si në këtë shtypshkronjë zyrtare amerikane  Katër...

At the beginning of April, Reporters Without Borders will hold a conference in Tirana on the challenges and future of the Albanian media

Geneva, March 28 - On the eve of European integration and after the recent incident of Edi Rames with an Albanian journalist, international associations...

Reporters sans Frontieres në fillim të prillit në Tiranë do mbaj konfrence mbi sfidat dhe pamvarësin e mediave shqiptare

Berne, 28 mars -Në prag të integrimeve evropiane dhe pas incidentit të fundit të Edi Rames me një gazetare shqiptare, asociacionet nderkombetare janë mobilizuar...