4.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Ja pse Qeveria shqiptare në vitin 1943 zgjodhi Zvicrën të depozitoj mbi 23 tonë ari…

Tiranë-Bernë, 19 shtator -Një ndër krimet më të njohura të regjimit komunist në Shqipëri, me karakter sa ekonomik aq edhe politik, është edhe grabitja e madhe e floririt që ndodhi kryesisht në vitet e para të regjimit, nën justifikimin e “tatimit të jashtëzakomshëm të luftës”.

Princi Leka Zogu ka publikuar sot në Facebook një dokument i cili hedh dritë mbi ngjarjen, duke shpjeguar se ajo që pretendohej gjatë regjimit komunist se sasia e arit u vodh nga mbreti Ahmet Zogu në kohën e largimit nga Shqipëria, nuk është e vërtetë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kush dhe si u « zhduken » nga Shqiperia 23 tonë ar në vitin 1943?

Das Gold im Tresor der Schweizerischen Nationalbank. (Bild: Martin Ruetschi / Keystone)Për me shumë, ky dokument i publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka zbuluar të vërtetën e zhdukjes së 23 tonëve ar nga Banka e Shqipërisë. Në dokument, i cili mban titulli “Shënim mbi arin e rezervës së monedhës shqiptare” shpjegohet se sasia e floririt është marrë nga pushtuesi gjerman.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mesur se data shënonte 16 shtator e vitit 1943 kur një operacion grabitjeje po organizohej nga pushtuesit nazistë. Kjo e fundit drejtohej nga majori famëkeq i SS-ve, Herbert Kappler. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare.

Ai shërbeu si shef i policisë gjermane dhe shërbimeve të sigurisë në Romë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sasia e grabitur e arit, sipas DPA-së, përllogaritej të arrinte sasinë e 23 mijë e 408 kilogramëve.

Ajo se çfarë ka ndodhur me arin e shtetit shqiptar në kohën vendi u pushtua nga Gjermania fashiste, ka nxitur gjithmonë debat. Princi Leka Zogu ka publikuar sot kishte publikuar në Facebook një dokument i cili hedh dritë mbi ngjarjen, duke shpjeguar se ajo që pretendohej, se « gjatë regjimit komunist se sasia e arit u vodh nga mbreti Ahmet Zogu në kohën e largimit nga Shqipëria.. » Kjo nuk qëndron, nuk është e vërtetë.

Në dokument, i cili mban titulli “Shënim mbi arin e rezervës së monedhës shqiptare” shpjegohet se sasia e floririt është marrë nga pushtuesi gjerman.

Zvicra vendi me i besueshem per shqiptaret.. Dokumenti poshtë është shpërndarë fillimisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave 

“Si sot, më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë. Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23.408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të New York-ut..Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare… »

Sipas ketij deokumenti « Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke argumentuar se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse.

« Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare. Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “Rajh Bank”-ut në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare. Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan një protokoll, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese”

Në vitin 1922, profesor Kalmes paraqiti para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë me kërkesë të kësaj të fundit, një raport të rëndësishëm të Komisionit Financiar të Lidhjes, ku ndër të tjera në lidhje më Shqipërinë thuhej:

“….Shqipëria zotëron një stok të rëndësishëm metalesh të çmuara të vlerësuara 50 – 100 milion frangash ari, pa marrë parasysh arin e investuar në stolira….” (shih dosjen nr 2 të Fondit të Bankës së Shtetit).

Sipa librit “Financa dhe krediti në RPSH”, në vitet 1922 – 1925, në Shqipëri kishte në qarkullim e në thesar një sasi prej 100 milion frangash ar. E përkthyer ndryshe, shifra e mësipërme ka si minimum të saj një sasi prej 320 tonësh ar.

Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, tregëtarët shqiptarë ruajtën dhe i forcuan pozitat e tyre ekonomike. Në mbarim të luftës, Shqipëria rezultonte si vendi më i pasur i Ballkanit sidomos përsa i takonte rezervave të arit dhe rezervave të tjera ekonomike. Po ashtu rezultonte se në pushtet kishte ardhur klasa më kriminale politike që kishte pasur ndonjëherë vendi.

Derniers articles

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Una cittadina svizzera è stata arrestata dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social media, riferisce...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Eine Schweizer Staatsbürgerin wurde von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht hatte, berichtet...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Une citoyenne suisse a été arrêtée par la police du Kosovo après avoir menacé un Kosovar sur les réseaux sociaux,...