3 C
Berne
mardi 21/03/2023

Zvicra po rritet..po behet me 9 milionë banorë bashkë me 300 mijë shqiptarë. Berna për rritjen e popullsisë a duhet të « falenderoj » të huajt, krizat dhe luftrat ne ballkan?

Bernë, 2 janar -Ose Zvicra pa shqiptaret do ketë vetem 8.700.000 banorë. Zvicra me 9.000.000 banorë!  Por, kësaj rritje të hovshme që po i gëzohemi të popullsise në territorin helvetik, Zvicra a duhet të « falenderoj » të huajt, krizat dhe luftrat ne ballkan, apo të huajt te falenderoje Zvicren qe i ka strehuar, i ka shpëtuar?! Duket se te dyjat duhet falenderuar njëra-tjetrën, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch 

Popullsia e botës ka të ngjarë të përgjysmohet deri në vitin 2100. Me shkallën aktuale të rënies së shkallës së lindshmërisë, popullsia e botës mund të përgjysmohet deri në fund të shekullit në pak më shumë se 4 miliardë njerëz. Evropa do të humbaste 400 milionë banorë në rreth 80 vjet. Kur shofim keto shifra, del se Zvicra nuk ka problem me zvogelimin, përkundrazi numri i popullsise eshtë ne rritje te vazhdueshme. Në njëzet vjetët e fundit,  popullsia ne Zvicër ka shënuar nje rritje me 20%. Një rekord evropian që përfiton ekonominë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Popullsia në Zvicër po rritet,  por edhe numri i të huajve po rritet..Vetem shqiptare sot në Zvicer janë rreth 300 mijë

Në këtë vit 2023, Zvicra do të kalojë një moment historik simbolik. Zvicra do të arrijë vërtet shifrën e 9 milionë banorëve, pëwrtfhsir ekeut edhe 300 mije shqiptare. Zvicra këtu a duhet të « falenderoj » të huajt, krizat dhe luftrat ne ballkan meqe jemi dëshmitar sa here që ka tensionime apo konflikt qindra qyetare (serbe e kosovar) ikin nga Kosova te zhgenjyer nga paperspektiova dhe frika e nje lufte dhe te gjithe kane nje destinacion drejt vendeve te BE-së, sidmos drejt Zvicres dhe Gjermanisë për shkak lidhjeve familjare. Që nga viti 1900, numri i popullsisë në Zvicër është trefishuar. Nga 3.3 milionë, sot Zvicra ka gati 9 milionë banorë.

Në vitin 2000 lufta mes Serbise dhe Kosovës, rriti numrin e shqiptare në Zvicer, duke shtuar në 150,000 nje pjese  e madhe te perndjekur nga regjimi serbe në ish-Jugosllavi. Shumica e tyre ishin nga Kosova. Ndersa sot flasim për nje dyfishim te numrit te tyre rreth 300 mije sish.

Presidenti i Zvicres z.Alain Berset  gazetes Le Canton27.ch: Shqiptaret ne vendin tonë kan imazh të mirë. Ata janë punëtor të vyeshëm dhe shembll integrimi në Zvicër!

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch aktualisht në Zvicër numri i shqiptareve ne Zvicer sillet rreth 300 mije (edhe pse flitet shpesh për 400 mijë)  prej të cilëve pjsea dermuese mbi  200,000 vijne nga Kosova, ndersa rreth 60,000 nga Maqedonia Veriore, mbi 20 mije nga Serbia (Lugina e Presheves) nga Shqipëria  dhe Mali i Zi mbi 5000 si dhe vende të tjera të Ballkanit. Sot shqiptarët janë të përhapur në të gjithë Zvicrën. Ata me se shumti janë te përqëndruar ne kantonin e Cyrihut, me më shumë se 65,000 njerëz, Kantoni Vaud 40.000, Gjeneva me 30,000 shqiptare, kryesisht nga Kosova.

E tham se me rriten popullise ne Zvcër, paralel por rritet edhe numri i te huajve ne kete vend,. Kjo verehet edhe ne spitale (materitete)

Zvicra ne vitin 2011 kishte pothuajse 8 milionë (7,954,6620) banorë. Popullsia e huaj në kete vit arriti shifren 1,815,994 ose 22.3% e popullsisë rezidente të përhershme. Kjo përfaqëson një rritje prej 2.9% gjatë një viti, njoftoi të hënën Zyra Federale për Migracionin. Kurse tash se fiundit, pra ne vitin 2021 nga 8.738.791 nga kjo popullsi rezidente e përhershme, 39% e njerëzve jane me prejardhje migrimi (2,890,000). Më shumë se një e treta e kësaj popullsie (1,090,000 njerëz) posedojne nacionalitetin zviceran. Nga keto shifra del se brende nje decenie (nga 2011 deri vitin qe lam pas-2021) numri i te huajve eshte shtuar për më shume se një milionë banorë.

Rritja e popullsisë i sjell përfitime veçanërisht ekonomisë. Më shumë njerëz do të thotë gjithnjë e më shumë konsum. Gjithashtu theksohet se, ndryshe nga frika e shprehur para lëvizjes së lirë, emigrantët nuk kanë marrë vendet e punës të zviceranëve. Përkundrazi, numri i vendeve të lira të punës është rritur gjatë njëzet viteve të fundit dhe vendi ynë po përjeton mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Kjo rritje e konsiderueshme e popullsisë në Zvicër  padyshim eshte dicka pozitive jo vetem për demogarfine por edhe për ekonomime (por jo edhe për infrastrukturen) zvicerane, rritje kjo numrit e popuillsise ne kohen kur ne disa vende te botes kane probleme me natalitetin si pasoje jo vetem e mos shtimit te popullise, por edhe per shkak eksodit si pasoje e korrupcionit dhe papunesisë se madhe.

Per shembull disa vende ne ballkan jane ne krize jo vetëm për shka te tkurrjes së numri të popullsise, por edhe tezhdukje se disa popujve. Këtë rrezik dhe elarm e ka parashtruar edhe OKB. Per shembull nje renie drastike e numrit të popullise verehet edhe ne disa vende të ish-Jugosllave si ne Serbi, Kraaci, Slloveni, Shqiperi… si pasoje e mplakejse dhe moslindjes se fëmijeve apo krizave ekonomike qe ka kapluar keto vende viteve te fundit bashke me papunesinë. Kështu rasti i Serbise eshte ma drastike në rajon vend ky i cili sipas regjistrimit te fundit para nje muaji, doli se Serbia për dallim nga regjstrimi i popullise para nje decenie, sivjet doli më pak per 1.2 miion banore. Panika dhe kriza  e zvogelimit drastik të popullates serbe e ka ndier edhe kryeminsitrja e Serbise Ana Brnabic e cila ne mesazhin e Vsaj festiv për Vitit te ri tha se « prioritet i Serbise per vitin 2023 do jete natalitei… »

 

 

Derniers articles

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...

Këshilli Federal miraton raportin për ushtrimin e të drejtës së votës nga jashtë

Bernë, 17 mars –Gjatë mbledhjes së 17 marsit 2023, Këshilli Federal miratoi një raport për ushtrimin e të drejtës së votës nga zviceranët jashtë...