4.2 C
Berne
lundi 27/03/2023

Zvicra mbështet Kosovën edhe me 70 milionë CHF

Prishtinë, 13 maj -Zvicra ka ndarë 86 milionë euro për Kosovën me qëllim të mbështetjes së projekteve të ekonomisë dhe zhvillimit të demokracisë dhe kapaciteteve ujore. Këtë e kanë bërë të ditur ambasadori zvicran, Thomas Kolly dhe zëvëndësdrejtoresha e Agjencisë Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ruth Huber, gjatë prezantimit të programit për vitin 2022-2025 në Kosovë, njofton nga Prishtina korrespondentja e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Shkruan: Belinda MEHANA 

Gjatë ditës së sotme Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka organizuar ngjarjen e nisjes së programit të bashkëpunimit zviceran me Kosovën për vitet 2022-2025 me investime prej 86 milion euro në fushat e “Qeverisjes demokratike dhe paqes”, “zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm” dhe “fushën klimatike dhe ujin”.

Zvicra deri tash ndau rreth 600 milionë CHF për demokracine, integrimin dhe zhvillimin e Kosovës

Në ngjarjen e ogranizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ku u dha lajmi për investimin milionësh të Zvicrës në Kosovë, ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly, u shpreh se Zvicra do të vazhdojë ta përkrahë partneritetin me Kosovën.

“Jemi këtu që nga viti 1999 dhe do të jemi gjithmonë këtu. Nga pranues, ndihmës Kosova është bërë partner i bashkëpunimit”, ka thne fillimisht ambasadori zvcern z.Kelly.

Pozitive për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre dy vendeve dhe zotimin se Zvicra do t’i vazhdojë kontributet në Kosovë e shprehu edhe Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ruth Huber.

“Do të punojmë bashkë me Kosovën që të fuqizohet shoqëria civile dhe angazhimi qytetar, qeverisja komunale, të drejtat e komuniteteve dhe paqja mes fqinjëve, normalizomi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe synimi që të ketë një dialog gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha nder tjera  z.Huber, tramsmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Falënderues për kontributin e shtetit zviceran ndaj Kosovës u shpreh ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Sipas minsitrit Ali « Jam mirënjohës për ndihmën humanitare që Zvicra i ka dhënë Kosovës që nga vitet e 98-ta, tash edhe në vitet 2022 dhe 2025. Marrëdhëniet tona ekonomike, politike, shoqërore dhe njerëzore janë më të forta se kurrë. Së bashku do të vazhdojmë te punojmë për Kosovën që të gjithë duam”

Ne intervisten e fundit për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ambasadori zviceran Prishtine z. Thomas Kolly, ka thëne se “Rreth 200,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë në Zvicër dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në vendin tonë. Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro. Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës. Ne jemi të bindur se ndihma zvicerane në mënyrë efektive mbështetë ambiciet e Kosovës për të vazhduar në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë..”

Derniers articles

Fabienne Fischer: Shqiptarët e kantonit të Gjenevës nuk janë vetëm shembull integrimi, por edhe ambasadorë të vendit të tyre

Këshilltarja e Shtetit znj. Fabienne Fischer në bisedë me kryeredaktoren e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Intervistë me znj. Fabienne Fischer, këshilltare shtetërore, departament...

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna: Kosovarët meritojnë më shumë njohje në Gjenevë dhe Zvicër

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna në bisedë me kryeredaktorin e gazetës zvicerane-shqiptare Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, deputet i Këshillit të Madh të Gjenevës, është një kandidat...

Fabienne Fischer: Les Albanais du canton de Genève ne sont pas seulement un exemple d’intégration, mais aussi des ambassadeurs de leur pays

Conseillère d’Etat Mme. Fabienne Fischer en conversation avec la rédacteur en chef du journal suisse en albanais Le Canton27.ch Interview avec Mme. Fabienne Fischer, Conseillère...

Le député suisse Emmanuel Deonna: Les Kosovars méritent plus de reconnaissance à Geneve et en Suisse

Le député suisse Emmanuel Deonna en conversation avec le rédacteur en chef du journal suisse albanais Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, député au Grand Conseil genevois,...

Nga intervista ekskluzive me ambasadorin amerikan Christofer Hill / Ja cfare thoshte ai dikur për Serbinë, Kosovën dhe Luginen e Presheves dhe cfare sot.. 

Ambasadori amerikan Christofer Hill në bisedë me redaktorinm e gazetes zvicerane ne shqip Le canton27.ch   Bernë, 27 mars -Para 24 vitesh, pikrisht me 6 shkurt...