4.9 C
Berne
samedi 20/04/2024

Zvicra ka rritjen me te vogel të bukes ne Evropë. Kurse vendet tjera te BE-së deri ne 60%

Bernë, 20 shtator -Kurrë më parë, buka nuk ka qenë kaq e shtrenjtë nëpër Europë, sa ç’është rritur muajt e fundit si pasojë e krizës së shkaktuar nga ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë. Rritjen më të ulët mes vendeve të unionit e ka Franca. Ndërsa Zvicra ka rritjen më ulët të mundshme si pjesë e tregut të përbashkët europian, pavarësisht se është vend jo anëtar, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Hungaria prine ne krye te listes me rritje 66%

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke u rferuar statistikave të e Eurostat, ka shrkuar se në muajin gusht, çmimi i bukës ishte 18% më i shtrenjtë krahasuar me vitin e kaluar. Ndikimin më negativ, sulmi rus e ka pasur në vendet e lindjes së Bashkimit Europian.

Në krye të vendeve të Unionit për rritjen mesatare të çmimit të bukës qëndron Hungaria. Në një vit, buka u shtrenjtua me 66%. Pasojnë vendet baltike, Polonia, Kroacia e Sllovakia, ku çmimi u rrit me më shumë se 30%. (Hungaria 66% Lituania 33% Estonia 32% Sllovakia % Kroacia 31.5% Polonia 31% Letonia% Bullgaria29% Cekua 27 % Rumania 25% Greqia 22% Gjermania 17% Spanja 15 % Danimarks 15 % Portugalia 15 % Irlanda 14.5 % Suedia 14.3% Belgjika 14% Italia 13.5% Malta 13% Finlanda 12% Austria 11% Luksemburgu 10% Holanda 9.8% Franca 8%)

Pra, këto vende kanë pasur edhe varësinë më të madhe mielli i importuar nga Rusia dhe Ukraina, furnizuesit më të mëdhenj të tregut europian deri para vendosjes së sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Rusisë.

Ndërsa mes vendeve perëndimore të Bashkimit Europian ku varësia ndaj miellit rus ishte shumë e ulët, rritja nuk e kapërcen 17%-shin, ku këtë nivel e ka prekur Gjermania. Rritjen më të ulët mes vendeve të unionit e ka Franca. Ndërsa Zvicra ka rritjen më ulët të mundshme si pjesë e tregut të përbashkët europian, pavarësisht se është vend jo anëtar.

 

Derniers articles

Në Gjenevë u mbajt Forumi shqiptaro-zviceran. Referuesit: Eshtë koha që të hapet një bankë shqiptare në Zvicër

Gjenevë, 19 prill -Në Gjenevë sot eshte mbajtur Forumi zvicerano-shqiptar, u muarën pjese mbi 200 persona, kryesisht biznesmen dhe afaristë te suksesshëm si dhe...

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Un cittadino svizzero è stato arrestato a Viti dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Ein Schweizer Staatsbürger wurde in Viti von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht...