2 C
Berne
lundi 27/03/2023

Zvicra dhe Kosova nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e ujërave

Prishtine, 11 maj -Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly nënshkruajtën memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke shtuar se muajin e kaluar Zvicra i beri me uje te pijshem 25 fshatra te Drenices!

Përmes një komunikate nga zyra e kryeministrit thuhet se mmorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim krijimin e një kornize të favorshme ligjore, struktura për menaxhim afatgjatë dhe marrëdhënie funksionale ndërmjet hisedarëve dhe institucioneve për të promovuar bashkëpunimin dhe reformat në sektorin e ujërave dhe për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve për të gjithë sektorët e popullatës.

“Ndikimi i kësaj mbështetjeje do të rris qasjen për popullatën e Kosovës në burime ujore (të planifikuar, rregulluar dhe mbikëqyrur) mbarështetërore dhe menaxhim të burimeve ujore (furnizim me ujë, kanalizime dhe ujitje)”, thuhet në këtë komunikatë

Në komunikatë thuhet se para nënshkrimit të memorandumit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Kolly patën një bisedë të gjatë, ku ambasadori Kolly ritheksoi mbështetjen e Zvicrës për Republikën e Kosovës dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit.

“Kryeministri Kurti, ndërkaq, e falënderoi ambasadorin për gjithë ndihmën e qeverisë zvicerane përgjatë viteve. Ai ia shprehu mirënjohjen veçanërisht për ndihmën e pakursyer në avancimin e sektorit të ujërave nga faza urgjente e pasluftës deri në fazën zhvillimore, por edhe në përgatitjen për të ardhmen. Kryeministri vlerësoi lart qasjen unike të Zvicrës në mesin e donatorëve për të zhvilluar sektorin nga niveli rural tek ndërmarrjet publike, tek institucionet dhe politikbërja përmes Këshillit Ndërministror për Ujëra. Në takim u bisedua për përkushtimin e dy ministrave, Aliu dhe Rizvanolli, në aspektin mjedisor dhe ekonomik të resurseve ujore, duke u angazhuar në kthimin dhe forcimin e ligjshmërisë, në mbrojtjen e resurseve ujore por edhe në performancën e kompanive rajonale të ujësjellësve dhe bordeve të tyre”, thekson komunikata, transmeton Le Canton27.ch

Derniers articles

Fabienne Fischer: Shqiptarët e kantonit të Gjenevës nuk janë vetëm shembull integrimi, por edhe ambasadorë të vendit të tyre

Këshilltarja e Shtetit znj. Fabienne Fischer në bisedë me kryeredaktoren e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Intervistë me znj. Fabienne Fischer, këshilltare shtetërore, departament...

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna: Kosovarët meritojnë më shumë njohje në Gjenevë dhe Zvicër

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna në bisedë me kryeredaktorin e gazetës zvicerane-shqiptare Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, deputet i Këshillit të Madh të Gjenevës, është një kandidat...

Fabienne Fischer: Les Albanais du canton de Genève ne sont pas seulement un exemple d’intégration, mais aussi des ambassadeurs de leur pays

Conseillère d’Etat Mme. Fabienne Fischer en conversation avec la rédacteur en chef du journal suisse en albanais Le Canton27.ch Interview avec Mme. Fabienne Fischer, Conseillère...

Le député suisse Emmanuel Deonna: Les Kosovars méritent plus de reconnaissance à Geneve et en Suisse

Le député suisse Emmanuel Deonna en conversation avec le rédacteur en chef du journal suisse albanais Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, député au Grand Conseil genevois,...

Nga intervista ekskluzive me ambasadorin amerikan Christofer Hill / Ja cfare thoshte ai dikur për Serbinë, Kosovën dhe Luginen e Presheves dhe cfare sot.. 

Ambasadori amerikan Christofer Hill në bisedë me redaktorinm e gazetes zvicerane ne shqip Le canton27.ch   Bernë, 27 mars -Para 24 vitesh, pikrisht me 6 shkurt...