5.3 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Zviceranja Carla del Ponte nuk komenton padinë nga Kosova kundër saj, meqë qe 20 vite flitet për këto « padi »

Bernë, 11 mars -Avokati i njohur, Tomë Gashi ka thënë se është duke përgatitur kallëzim penal si dhe padi civile kundër senatorit zvicëran Dick Marty, ish- kryeprokurores Carla Del Ponte si dhe Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuader të UNMIKU-t, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas z.Gashi “Kallezim penal dhe padi civile do te ushtrohet edhe kunder ish Kryeprokurores te Tribunalit te Hages znj.Carla Del Ponte, sepse ne librin e saj perdori te dhena të rrejshme per krimet e pretenduara te UÇK-se e qe ishte shfrytezuar nga Dick Marty per raportin e tij famëkeq”

Padija e re kunder Martyt dhe Del Pontes, a do ta kete fatin e « padise » se Hashim Thacit kunder Serbise për gjenocid?!

Per pergattijen e padise se avokatit te njohur kosovar Tome Gashi kane shkruar edhe mediat zvicerane me tituj si ky: Paraqitja e një ankese kundër Dick Marty dhe Carla Del Ponte në Kosovë për informacion të rremë (Dépôt d’une plainte contre Dick Marty et Carla Del Ponte au Kosovo pour fausses informations). Sipas gazetes Le Temps « Një ankesë penale është depozituar kundër ish raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Marty mbi pretendimin e trafikimit të organeve gjatë luftës në Kosovë. Ish-Prokurorja e Përgjithshme e ICTY Carla Del Ponte është gjithashtu e implikuar ». Ngjajshem ka folur edhe RTV zviceran RTS: « Ish raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty akuzohet se ka « shpikur » akuza për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë. Një avokat kosovar ka bërë një ankesë kundër tij dhe kundër ish-prokurores së përgjithshme të ICTY Carla Del Ponte. »

E kontaktuar nga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch lidhur me keto deklartata dhe shkrime ne mediat kosovare për « padi » ku perfolet edhe emrin ish-kyreprokurores se tribunalit Penal Nderkombëtar ne Hagë znj. Carla del Ponte nuk ka deshur te komentoj. Madje sipas prokureres zvicerane me renome nderkombëtare keto gjera i kemi degjuar qe 20 vite nga Prishtina.

Në një intervistë me gazetarin te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës znj.Carla del Ponte ishte treguar më e « butë » dhe më matur në fjalorin e saj kur flet për raportin e Dick Marty dhe për dyshimet e saja të shprehura në librin e saj “Gjuetia….” i cili bëri jehonë pas botimit të saj.

Gazetari: Ju ishit kryeprokurore e TPI-së për disa vite me radhë, komuniteti ndërkombëtar ka bashkëpunuar vazhdimisht me Hashim Thaçin, emri i ë cilit përmendet në një raport të Dick Marty, raport ky i cili nga liderët dhe shqiptarët është cilësuar si spekulativ dhe i njëanshëm ?

Carla del Ponte: Jo, jo.. unë nuk kam përmendur në librin tim Hashim Thaçin dhe nuk implikoj atë në trafik organesh. Nëse ka përmendur dikush, emrin e Hashim Thaçit, ai është Dick Marty. Për mua zoti Thaçi s’ka të bëjë asgjë me ketë aferë. Ai mund te jete i involvuar në afera tjara, te cilat ai vete mund t’i dijë.

Kurse rreth shtepise se verdhe ne intervisten e findit Del Ponte ka thene se «nuk duhet të meremi me sypozime. Minsitri serb Jeremiq duke implikuar Tiranën mund të ja ketë futur kot. Por mos harroni se  ekziston kjo shtëpi e  verdhë, ne kemi qenë aty dhe  e dim se cfarë ka ndodhur aty, ne kemi bërë hetime dhe se kjo aferë s’ka të bëjë asgjë me Shqipërinë apo me Tiranën..përkundrazi Tirana ka ofruar bashkëpunim në këtë drejtim. Pra për t’i hedhur poshtë gjita këto se janë apo s’janë spekulime e bëjmë një anketë, kush dhe cili ka gishta në këtë aferë të trafikut të organeve në Kosovë dhe pikë. Prandaj edhe njerzit mund të akuzojnë kë të duan, por s’është ashtu. Prandaj edhe nevoitet nje hetuesi në rajon.«

Qe 20 vite rrena nga Prishtina do ta padisim Serbinë per gjonocid, do ta padisim Dicka Mrtyn, do ta padisim Carla del Ponten

Sikur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe liderte tjere ne Kosovë sidomos ne prag te zgjedhjeve kane perseritur referenin se « do të bëjmë padi kundër Serbisë për gjenocidin e bërë në Kosovë ». Jo vetem Serbine, premtime (rrena) te tiklla u degjuan edhe për padsite kunder sentarit zvceran Dic Marty, por edhe kunder ish-kyreprokurores se tribunalit Penal Nderkombëtar ne Hagë znj. Carla del Ponte.

Mirëpo, deri më tani, përkundër që kanë kaluar 2o vjet që nga zotimi i parë i Thaçit, pastaj i te tjereve nuk është ndërmarrë asnjë hap për të paditur Serbinë apo prkuroret nderkombëtar nga Zvicra Martyn dhe Del Ponte, ka sjhrkuar gazeta zvcerane ne shqip Le Canton27.ch.

Sikur Hashim Thaçi ashtu edhe jarani i tij Isa Mustafa (sot , njeri brenda e tjetri jashte) viteve te fundit ju kishin hargjuan genjeshtar me dialogun, me ushtrine, me “padite kunder Serbise per gjonocid”, “padise kunder Del Pontes”, “padise kunder Dick Martit”.. ata viteve te fundit e drejtuan premtimet dhe fushaten kah Lugina e Presheves te cilet kihsin “zbuluar” se “qytetarët e Lugines se Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë” ?!. Para ketyre deklaratave kete e kishin thene lideret nga Bujanoca Jonuz Musliu dhe Shaip Kamberi dhe raportet nderkombëtare vazhdimisht keto dhjete viteve te fundit por “gardiani” kosovar Thaci bahske me Isa Mustafen ishte calldisur pas dialogut te Brukselit duke injoruar shqiptaret e Luginës, duke i hapur rrugen e Serbise drejt BE-së dhe duke biseduar vetem per serbet e veriut deri ne theleminin e Asociacionin e Komunave serbe i cili asociacion e asnje fjkale per shoptaret etnik ne Luginene Preshevës.

Per profesoret amerikan dhe eksperte nderkombetar Thaci dhe Mustafa me procesin e dialogut ne Bruzksel po i hapin rrugen e autonomise se Veri te Kosovës ashu-keshtu te okupuar nga Serbia, që nje dite jo te larget do t’i ribashkohet Serbisë.

Meqe per keto padi se paku rreth 100 here jane permendur nga ish-presidenti Thaci, qeveritaret dhe lideret kosovare keto njezet vitet e fundit, te shofim se sa eshte serioze edhe kërkesa edhe avokatit kosovare për padine e tij te re kunder prokuroreve nderkombëtar, zviceraneve Dick Marty dhe Carla del Pontes! Padija e re kunder Dick Martyt dhe Carla Del Pontes, a do ta kete fatin e « padise » se Hashim Thacit kunder Serbise për gjenocid?!Kosova ngre Kallëzim penal dhe padi civile për Dick Martyn e Carla Del Ponte- për njollosjen e UÇK-së - Le Canton 27 le Journal Suisse Albanais en Suisse

Derniers articles

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...