15.5 C
Berne
mardi 9/08/2022

Zvicerani nga Gjeneva akuzon një kryeprokuror ne Kosovë për mashtrim dhe ndikim në gjyqësor

Dukagjin Gërvalla nje biznesmeni shqiptaro-zvcerasn nga Gjeneva ka 17 vite që po endet nëpër gjykatat e Kosovës. Në vitin 2004-2005 kishte vendosur të investonte të Kllokot e Ramjan. Investimit nuk u realizua për shkak siç thotë ai mashtrimit që iu bë. Thotë se u mashtrua nga kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu i cili iu prezantua nga bashkëpunëtorit i tij Mehdi Zymberi, raproton insajderi.org, transmetoj gazeta zvicerane Le Canton27.ch 

Gërvalla, në kohën kur iu prezantua Arben Kadriu do ta trajtonte veç si një i njohur i disa të njohurve të tij.

Nuk do ta kuptonte atëherë që karriera e tij brenda sistemit të drejtësisë do ta sillte në pozitën e njeriut më të rëndësishëm të organit të akuzës për krejt regjionin e Gjilanit.

Pa marrë parasysh fuqinë e ndikimin e njerëzve me të cilët do të përballej, ai nisi një proces gjyqësor.

InDoks sjelll rrëfimin e biznesmenit Gërvalla i cili përmend edhe kryeprokurorin, Jetish Maloku i cili në një moment sipas tij tentoi ta ndalonte denoncim ndaj kolegut të tij, Arben Kadriut.

Pjesa më e madhe e pronave për të cilat Dukagjin Gërvalla ka pretendime e hedh akuza edhe drejt Arben Kadriut, aktualisht Kryeprokuror i Gjilanit, gjenden në fshatin Ramjan.

Toka e blerë në Ramjan sipas Gërvalles nga Zymberi ishte vendosur në emër të kryeprokurorit.

“Arben Kadriu, nuk e di qa ka qenë në atë kohë, avokat më duket por mua ka qenë vetëm miku i Mehdi Zymberi, besimi ka qenë i plotë e pastaj ky është bë prokuror në Gjilan dhe sot është kryeprokuror, Arben Kadriu”, thekson ai përgjatë rrëfimit.

Gërvalla në këtë intervistë ekskluzive për InDoks Jetish Malokun e përshkruan si personi që e mbrojti Arben Kadriun, atë kohë veç Prokuror, dhe thotë se Maloku nuk e lejoi as që të hapte rast kundër tij.

“Në 2016 kur është bë marrëveshja me partnerët e mi pritëm 3 muaj, kemi pasur më dalë në terren pastaj me i bë me gjeometra, s’piu ujë ajo punë u prish prej 2015 shkuam në 2017-ën. Shkuan dy vite dhe unë e pashë që Mehdi Zymberi, pronari i tokës, dhëndri i Arben Kadriut, nuk e ka ndërmend me ma qit tokën, në bazë të gjeometrit. E mora gjeometrin ma ndau hisen tem… që këtu ku e kam të vizituar jo unë, gjeometrat e kanë bë, hisja jem është qekjo dhe do e marrë dhe u binda që veç jemi duke humb kohë dhe thashë këtu nuk ka metë kurgjo tjetër dhe duhet me shku kësaj radhe jo një, lënda kërkim civile avokatët më sugjeruan këtu është duke u bë mashtrim i madh me pajtim gjyqësorë nuk donë me ta dhënë tokën ti duhesh me bo një padi penale, ndaj Mehdi Zymberit dhe Arben Kadriut, prokurorit”, u shpreh ai.

“…I kam marrë dy partnerët e mi që janë kanë Sharefedin Kastrati, Fahredin Muja dhe Xhavit Islami i Vitisë dhe jemi shku qeshtu drejt në Polici në Gjilan, ka qenë një komisieri për çka jeni ardhë, duke fol me të më së miri duke ia shpjegu punën veç kur tha zotëri, ne e kemi një problem të vogël, këtë punë nuk mundemi me ju dhënë zgjidhje, dëgjoni mirë çka po them, për mua ishte jo normale ne ishim shku në polici me bë padi. Zvicër ti ki drejt me bë padi edhe të rrejshme s’mundet kush me ta ndalu. Tha është duke ju kërku kryeprokurori është njëfarë… Jetish Maloku është ka ju thërret në zyre, unë i thashë ne jemi ardhë me bë padi, dhe pastaj shkojmë jo tha duhet aje me shku me bë një sqarim dhe thashë okej, më mirë kryeprokurori edhe më mirë, u gëzova thashë qenka bë e madhe e punë eih zot dikush po dojka me dal me na mbrojte se ne të drejtën tonë po e lypim”, sqaron tutje biznesmeni.

Gërvalla në ato momente, siç rrëfen për InDoks kishte besuar që Jetish Maloku, si Kryeprokuror do ta priste. Do ti bënte qare, për telashet që ai besonte atëherë, dhe vazhdon të thotë edhe sot, që po ia shkaktonte Arben Kadriu. Ajo se çka do ti ndodhte në takim me Malokun, do të ishte edhe një histori zhgënjimi me sistemin e drejtësisë kosovare.

“Edhe prej Policisë… edhe drejt tek ai jemi hy të gjithë ishte një zyre e madhe si këtu dhe u prezantuam, tha për çka jeni ardhë  tha, thashë qeshtu qeshtu kemi shku me bë padi atje tha po kjo padi, a jeni civile, unë bazë cka më treguan policia e ju, spo hi në detaje unë nuk shoh që ka vend këtu për një padi penale, ju kisha lutë jeni civile dhe rrini civile thashë qysh nuk ka vend këtu, mua mi kanë marrë 600 mijë euro, Mehdi Zymberi dhe nuk është ka mi jep dhe këto lekët po i bjen që mi kanë vjedh e më kanë mashtru, tha të lutna Gërvallë mos e quaj në zyrën tem, Mehdi Zymberin hajn, e qysh me quajt thashë atë që mi ka bollku parat e mija që 15 vjet dhe nuk mi jep. Tha nuk ki të drejt në asnjë mënyrë nuk të lejojë përndryshe tha kështu më kërcënoni tha unë bëjë padi ndaj teje”.

Thashë unë jom ardhë këtu me lyp ndihmë, e ju po doni edhe më më denu pse po ë kërkojë tokën timë kur njerëzit më kanë mashtru, këta janë mashtrues dhe dmth na qiti prej zyrës sikur sot më kujtohet qaq më ka ardhë rëndë, e kisha këtë çantë ku i mbajë dokumentet edhe dulëm, deshta me fol me të se tha ecni se nuk kam kohë, për mua këtu nuk ka vend për vepër penale, vazhdoni me civile edhe ata u qun se të Gjilanit e njohshim, mua nuk më bëri përshtypje ajo punë, civile ai nuk më kallxon mua cka me bë, unë kam të drejt bazohem në ligjin evropian, kam drejt me bë padi edhe ndaj kryeprokurorit e prokurorit e tanëve. Duke i marrë qeto letra vec kur u qel dera dhe u fut Arben Kadriu, u hap dera si më ka pa mua, deshta mi fol, e mbylli derën dhe iku dhe s’më la as ky me fol u bë nervoz e mora qantën edhe dola”.

Gërvalla rrëfimin e tij e vazhdon duke akuzuar direkt Arben Kadriun, tash Kryeprokuror i Gjilanit, për ndikim.

Ai dyshon që edhe gjyqtarët po frikësohen nga ai që të i japin një epilog rastit të tij.

“Qekjo ka qenë procedura e Arben Kadriut që thashë, Arben Kadriu këtu ka pasur ndikim shumë të madh se mos me pa qenë ai, kurrë Mehdi Zymberi skish mujt 17 vjet me na ngre nëpër procedura. Kjo është me dhënë shpjegimin e kësaj punë, për mua gjykata u kanë nën ndikim dhe më kanë thënë dhe skam qejf me jau përmend emrat, po me ardhë puna edhe emrat jau përmendi që janë frikësu me më mbrojtë se të gjithë e dinë që unë po e lypi veç drejtën tem. Si kam lyp askujt haraç, as si kom marrë kujt pare. Gjykatësit e Policia edhe krejt janë tutë me më mbrojtë, janë tutë prej situatës se ka qenë shumë e acarume edhe kjo funksionojë deri më sot, dhe kom vendos që 17 vjet e kom mshel gojën, nuk mundem më që jam lodh, jam ka lypi drejtësi edhe njerëzit që nuk janë në vend të duhur me i largu. Unë nuk kam kurrfarë force, unë kam drejt me i denoncu gjërat që ndodhi në Kosovë. Në rrugë me pa diçka thërras në telefon, nuk mundem unë mos me fol e lë më këtu që është në pyetje parja jeme, puna jeme, 30 vjet me mu hëngër mu nëpër avokatë e gjykatë nuk është në rregull”.

Për këto akuza të Gërvallës, InDoks e ka pyetur edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, që drejtohet nga Jetish Maloku.

Maloku ka qenë Kryeprokuror në Gjilan, pozitë në të cilën pas Malokut u zgjodh Arben Kadriu.

Dukagjin Gërvalla në rrëfimin e tij ekskluziv për InDoks, e përmend edhe Jetish Malokun, gjë për të cilën e ka njoftuar InDoks para transmetimit, por i njëjti nuk ka komentuar.

KPK-ja në përgjigjen për InDoks thotë se si institucion nuk ka pranuar asnjë shkresë apo dokument, i cili ka të bëjë konkretisht me rastin përkatës. “KPK-ja, si institucion, nuk ka mundësi të veprojë dhe të hetojë rastin, siç thoni ju, kur nuk ka në dispozicion asnjë të dhënë, për çka edhe nuk është kompetente në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e tyre për InDoks.

InDoks e ka pyetur edhe ushtruesin aktual të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Ai ka thënë që nuk ka dijeni për këtë rast, dhe se përgjigje të kërkohet në KPK, që drejtohet nga Jetish Maloku.

Edhe pse i ka kaluar mbi një dekadë e gjysmë duke pritur për të marrë në pronësi, tokën për të cilën thotë se veçse i ka paguar paratë. Edhe pse për vite të tëra zvarriten seancat gjyqësore e nuk i jepet rastit vendim final, Dukagjin Gërvalla megjithatë këmbëngul që do të vazhdojë me rrugën ligjore.

InDoks | E akuzon Kryeprokurorin – Rrëfimi ekskluziv i Dukagjin Gërvallës

Derniers articles

Shefi i OKB-se alarmon: Bota po luan me arme. Vetëm një gabim “na ndan nga apokalipsi”

Gjeneve, 7 gusht - (UN, Le Canton27.ch) Njerëzimi “po luan me një armë të mbushur”, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Dhe...

Gruaja shqiptare me shami nga Guinness World Records: Mbulesa eshte liria ime qe ma garanton OKB!

Shkruan: Arbnora Fejza Idrizi Po e nis këtë shkrim duke u thirrë në teorinë fillozofike të fillozofit francez, Zhan Zhak Ruso i cili thotë-‘’Njeriu lind...

Kosova nuk guxon ta bej te njejtin gabim! OKB kritikon Francën për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla

Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejtave të njeriut kur ia ndaloi një gruaje që të mbante shaminë gjatë kohës kur ajo...

Ministrja e drejtesise se Kosoves Haxhiu takon ambasadorin zviceran z. Kolly

Prishtine, 5 gusht -Sot, ministrja e drejtesise se Republikes se Kosoves znj.Albulena Haxhiu eshte takuar me Ambasadorin e Zvicrës, z. Thomas Kolly me ç'rast...

Italianët po i shkulin flokët për garuesen që shkoi të Shqipëria

Berne, 4 gusht -Lara Colturi (15) konsiderohet si një talente me e madha në garat e skive. Tani, pasi u zhvendos nga Italia në...