3.6 C
Berne
samedi 9/12/2023

Zvicër, në Nidergösgen, të kantonit Solloturn, bilbilat e gjuhës sonë filluan ta cicërojnë shqipen e bukur

Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” vazhdon të shkëlqejë nga drita e suksesit. Ajo me ngulmë vepron si shqiponja nënë për zogjtë e vet. Pra, kështu edhe vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” vepron pareshtur për të hapur dyert e shkollave në Zvicër, atje ku ka shqiptarë, atje ku nxënësit shqiptarë do të mëkohen me fjalën e bukur të gjuhës sonë. E nuk ka më bukur se kur fëmijëve, sidomos në mërgatë, u mëkohet shpirti me fjalën shqipe. Edhe në vendbanimin Nidergösgen u hapën dyert e shkollës për nxënësit që duan ta mësojnë gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare. Koha e mirë shihet qysh në mëngjes. Në ditën e parë u regjistruan në Shkollën Shqipe në Nidergösgen tridhjetë e nëntë nxënës. Ky është lajm jo vetëm i mirë, por edhe tejet mbresëlënës, shumë i hareshëm. Shembuj të tillë, duhet të jenë motivues për vendbanimet të tjera në Zvicër, ku zogjtë e vegjël të gjuhës shqipe hedhin shtatin. Të gjithë këta nxënës në Nidergösgen të buzëqeshur të lumtur që nga tani e tutje do të mësojnë edhe shqip.

Pra e mërkura solli gëzim dhe hare në shkollën fillore në Niedergösgen të kantonit të Soloturn. Dhjetëra fëmijë pasi kishin mbaruar mësimet e rregullta në shkollën e vendit, këtë pasdite vazhduan mësimet në gjuhën amtare. Klasa kishte marrë një pamje të bukur të ndritshme. Këta fëmijë nga sot filluan një përpjekje të re, për ta mësuar në mënyrë të rregullt gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.

Pas një përpjekje më se dy mujore në bashkëpunim me prindërit veçanërisht të znj. Lutfije Bujari dhe koordinatorin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër, profesor Vaxhid Sejdiun si dhe drejtorinë së shkollës në Niedergösgen u arrit që të hapen dyert e shkollës shqipe, duke i gëzuar jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit e tyre.

Aty ku hapet një derë e shkollës shqipe rriten shpresat që fëmijët shqiptarë, ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare. Ruajtja e gjuhës amtare padyshim mbron edhe shqiptarësinë tonë. Në këtë rrugëtim të mbarë, “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi dyert për këta fëmijë shqiptarë pra edhe në fshatin Niedergösgen të kantonit të Soloturnit, që edhe ata ta mësojnë gjuhën shqipe në mënyrë të rregullt. Mësimi zhvillohet në shkollën fillore në adresën Jurastrasse 33, në Niedergösgen.

Nxënësit Edioni, Jara, Merjemi, Sara, Tuana, Endi, Rona, Lina, Era, Bora, Asti, Arbi, Arta, Erlinda, Jana, Aela, Aniku, Artani, Eljana, Amela, Lueji, Samueli, Davide, Lorisi, Faizi, Loreja, Learta, Learti, Alberita, Saranda, Alisa, Joni, Amra, Havsa, Dijari, Yara, Arbeni, Aulona etj., të gjithë janë të motivuar e me libra në duar për ta mësuar gjuhën amtare.

Buzëqeshjet, fjalët që shqiptonin në gjuhën shqipe, qoftë edhe ato fjalë me gabime, ngjallnin shpresën se gjuha shqipe po përhapet me suksese të madh në Zvicër, falë aktivitetit dhe angazhimit të veprimtarëve të “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe veçmas të profesor Vaxhid Sejdiut, i cili me përkushtimin e tij është bërë shembulli më i mirë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër, por edhe në mbarë mërgatën shqiptare.

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...