15.6 C
Berne
lundi 5/06/2023

Zonje jo Kosovo por Kosove! Spahiu kritikon presidenten Osmani: Po i jep argument të artë Daçiqit, s’po vepron si Kurti, Rugova, Gërvalla

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, që sipas tij, kur flet anglisht Kosovën e quan ne gjuhen serbe “Kosovo” e jo ne shqip “Kosova”!

Spahiu ka thënë se Osmani dhe shumë të tjerë po i jepin argument “të artë” ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e përmendi këtë gjë.

“Ivica Daciq në KS të OKB: « vetë fakti se e quani Kosovo (në gjuhën angleze) e nuk keni emërtim shqip për këtë vend, tregon se nuk është juaja po e jona ». Gjithë tekstet e mia anglisht janë me « Kosova » dhe jo « Kosovo ». Kështu ka shqiptuar dhe shkruar edhe Xhafer Deva , Ibrahim Rugova , Ramush Haradinaj , Albin Kurti, Donika Gërvalla etj. Por presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e shumë të tjerë vazhdimisht e shqiptojnë dhe shkruajnë « Kosovo » dhe ja se çfarë argumenti të artë i japin Daçiqit”, ka shkruar analisti Spahiu, në një postim në Facebook.

Spahiu, edhe më herët kishte kritikuar Osmanin, se përkundër që flet gjuhën angleze, ajo nuk i thotë Kosovës “Kosova” në anglisht, por “Kosovo”. Sipas tij, kjo është një ndjenjë inferioriteti. Ndërsa, për kryeministrin Albin Kurti, Spahiu kishte thënë se ai tregon dinjitet sa herë që Kosovën e quan “Kosova” edhe kur flet në anglisht.

 

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...