12.8 C
Berne
vendredi 29/03/2024

Sondazh i Washington Post / Kosovaret: BE eshte “pro-serbe”, prandaj janë të paafte ne negociata, për t’i dhene fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë!

Një sondazh i ri sugjeron se shumë në Kosovë nuk i besolje me përpjekjeve të BE-së: Një gjykatë speciale për krimet e luftës në Kosovë do të gjykojë ish-presidentin e saj. Pra, si funksionojnë gjykatat « hibride »?; A besojnë kosovarët që BE, NATO dhe OSBE i kryejnë me sukses detyrat e tyre?

Bernë, 11 shtator -Pse BE-ja nuk mund të bëjë që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të tyre (Why the E.U. can’t get Kosovo and Serbia to end their conflict), me kete titull sot ka dalur gazeta prestigioze amerikne Washington Post e cila flet për dialogun e  Brukselit te filluar para gati dhjete vitesh (19 prill 2013), proces ky i cili ka deshtuar për cka shqiptaret duket se kane humbur besimin ne BE-së jo vetem pse jane izoluar me levizjen e lire, por edhe pse BE po tregohet pro-serbe, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar gazetes amerikane.  

 The Washington Post ka publikuar një analizë nga Cameron Mailhot lidhur me rolin e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi. Gazeta zvcerane Le Canton27.ch ju percjelle si me poshte  në detaje artikullin ne fjalë:

Bashkimi Evropian ishte nikoqir i bisedimeve të mëtejshme ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë muajin e kaluar, megjithëse përfaqësuesit e të dyja palëve u larguan edhe një herë nga Brukseli pa arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve. Duke u përpjekur për të përfituar nga çdo moment i mbetur, BE dhe të dërguarit e SHBA i vizituan të dyja vendet në fund të gushtit, me sukses minimal.

Pse BE po has në vështirësi në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare midis dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve? Hulumtimi im sugjeron se ekziston një faktor i cili po anashkalohet: çfarë dëshiron populli i Kosovës. Ndërkohë që një sërë organizatash ndërkombëtare janë të përfshira në ndërtimin e paqes, shumë kosovarë nuk janë të pajtimit me rolin e BE-së në këto përpjekje. Kjo sugjeron se kush ndërmjetëson procesin ka rëndësi për qytetarët – ndoshta po aq sa ajo që ndërmjetësohet.

Çfarë po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë?

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të tensionuara në 20 vitet e fundit. Si një ish krahinë e Serbisë – brenda Jugosllavisë – Kosova u administrua nën administrimin e OKB-së në vitin 1999 pas Luftës dyvjeçare të Kosovës dhe pas një fushate bombardimi të NATO-s, e ndërmarrë për t’i dhënë fund dhunës së përhapur kundër shqiptarëve etnikë.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore, megjithëse Serbia refuzoi ta njohë atë. Në atë kohë, BE-ja vendosi një mision për t’i marrë përsipër detyrat e OKB-së për të ndihmuar në rindërtimin e institucioneve qeveritare të Kosovës dhe për tëa ndërmjetësuar procesin e dialogut. Progresi i parë i madh në normalizimin e marrëdhënieve u bë në vitin 2013 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit të ndërmjetësuar nga BE.

Megjithatë, që nga atëherë ky progresi ka ngecur. Edhe pse parlamenti i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen, ajo nuk u zbatua pas protestave të mëdha — dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës nxori një anulim të pjesshëm të marrëveshjes në vitin 2015. Dy vjet më vonë, BE i priu themelimit të një gjykate të padëshiruar për t’i gjykuar krimet e luftës në Kosovë të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës etnike shqiptare

Pas një pauze të shkurtër, BE riinvestoi në procesin e dialogut në vitin 2020. Sidoqoftë, situata veçse është bërë më e tensionuar. Shtatorin e kaluar, qeveria serbe e mobilizoi ushtrinë e saj në përgjigje të protestave të serbëve etnikë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për ta kërkuar dokumentacion për të kaluar kufirin. Një muaj më vonë, policia e Kosovës arrestoi kontrabandistët e dyshuar në veriun e Kosovës me shumicë serbe, duke nxitur kritika nga BE-ja për “veprim të njëanshëm”.

Tensionet u ndezën këtë vit pasi Serbia e rifilloi fushatën e saj për të inkurajuar vendet që ta “ç’njohin” Kosovën — dhe qeveria e Kosovës përsëri i shtyu serbët etnikë në Kosovë të aplikonin për targa kosovare dhe të tregonin dokumentet e identifikimit në kufi. Të dy palët arritën një moratorium të përkohshëm më 27 gusht për çështjen e regjistrimit.

Çfarë mendojnë kosovarët?

Për të kuptuar se çfarë mendojnë njerëzit në Kosovë për përpjekjet e BE-së, bëra një anketë telefonike 20-minutëshe me 1,608 të rritur në muajt qershor dhe korrik. Një ekip hulumtuesish me përvojë të trajnuar në mënyrë të pavarur përdori metoda të telefonimit me shifra të rastësishme për të përzgjedhur qytetarët kosovarë (ose banorët e përhershëm) për intervistë. Të gjithë të anketuarit e kontaktuar ranë dakord të marrin pjesë në këtë anketë.

Mostra e anketës është e ngjashme për nga mosha, gjinia, arsimimi dhe statusi socio-ekonomik me popullatën e gjerë të rritur të Kosovës. Megjithatë, demografia etnike e anketës është paksa e anuar drejt shqiptarëve, të cilët përbëjnë rreth 93 për qind të popullsisë së Kosovës.

U bëra pyetje të anketuarve në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj punës së BE-së  në Kosovë, si dhe atë të NATO-s dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Opsionet e përgjigjeve varionin në një shkallë prej pesë pikësh.

A janë kosovarët të kënaqur me kontributin e BE-së, NATO-s dhe OSBE-së për paqen dhe stabilitetin?

Rezultatet sugjerojnë se kosovarët sistematikisht nuk pajtohen me rolin e BE-së, si në terma relativë ashtu edhe absolutë. Ndërsa 42 për qind e të anketuarve ishin të kënaqur me kontributin e BE-së për paqen dhe stabilitetin, 44 për qind ishin të pakënaqur. Kjo është në kontrast me mënyrën se si ata e shohin kontributin e NATO-s dhe OSBE-së – 94 për qind e të anketuarve ishin të kënaqur me përpjekjet e NATO-s, ndërsa 73 për qind ndiheshin të ngjashëm me përpjekjet e OSBE-së.

Në mënyrë të ngjashme, një numër i konsiderueshëm 64 përqind e të anketuarve besonin se BE-ja ishte i njëanshëm se kujt i shërben, konstatim në përputhje me akuzat e bëra nga shumë kosovarë lidhur me tendencat “anti-shqiptare” dhe “pro-serbe” të misionit të BE-së. (..Kosovars of the E.U. mission’s “anti-Albanian” and “pro-Serbian” tendencies.)

Këto gjetje pasqyrohen më tej në përgjigjet ndaj një pyetjeje më të gjerë: “Sa të suksesshëm apo të pasuksesshëm kanë qenë këta në vijim në kryerjen e detyrave të tyre në Kosovë?” Ndërkohë që shumica dërrmuese e të anketuarve besonin se NATO dhe OSBE-ja kanë qenë të suksesshme (përkatësisht 95 për qind dhe 78 për qind), vetëm 42 për qind mendojnë në mënyrë të ngjashme për BE-në.

A besojnë kosovarët që BE, NATO dhe OSBE i kryejnë me sukses detyrat e tyre?

Ky konstatim vlen të përmendet, duke pasur parasysh detyrat e secilës organizatë në Kosovë. Ndërkohë që BE-ja ka marrë përsipër udhëheqjen në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe reformat institucionale, NATO-ja është e ngarkuar kryesisht me parandalimin e konflikteve të mëtejshme dhe dhunës ndëretnike, megjithatë kërcënimi i të dyjave është rritur ndjeshëm në 12 muajt e fundit. Pavarësisht vështirësive me të cilat përballen të dy misionet, duket sikur kosovarët janë bërë gjithnjë e më shumë dhe në mënyrë disproporcionale të ngurtësuar në qëndrimet e tyre negative ndaj përpjekjeve të BE-së.

Çfarë do të thotë për BE-në përpjekja për ndërmjetësim?

Përderisa këto të dhëna vijnë nga Kosova, rezultatet e tjera të anketës tregojnë nivele të ngjashme mosbesimi në Serbi. Një studim i Eurobarometrit zbuloi se qytetarët serbë janë më mosbesues ndaj BE-së sesa qytetarët e tjerë në Ballkanin Perëndimor. Dhe, ndërkohë që Serbia kërkon anëtarësimin në BE , një sondazh i fundit i IPSOS zbuloi se serbët janë bërë gjithnjë e më të zhgënjyer me premtimet e saj, përkundrazi, sytë e tyre janë kthyer drejt Rusisë për paqe, siguri dhe stabilitet.

ëto tendenca janë me rëndësi. Aftësia e BE-së për ta ndërmjetësuar një marrëveshje të qëndrueshme midis Serbisë dhe Kosovës varet nga mënyra se si dy palët e perceptojnë efektivitetin dhe paanshmërinë e saj. Kjo është veçanërisht e vërtetë pasi përpjekjet për ta ndërmjetësuar konfrontimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bëhen gjithnjë e më të tejzgjatura.

Pavarësisht humbjeve të fundit, BE-ja vazhdon të mbjellë shpresa të mëdha në aftësinë e saj për t’i zbutur kërcënimet në rritje ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Megjithatë, këto gjetje mund të shërbejnë si një paralajmërim: BE-së mund t’i duhet të kapërcejë më shumë sfida sesa krijimi i kushteve të përshtatshme të një marrëveshjeje, nëse ajo dëshiron ta arrijë një përfudnim të qëndrueshëm të mosmarrëveshjes midis dy vendeve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi BE-ja ta rinisë dialogun këtë javë.

Sondazh i Washington Post / Kosovaret: BE eshte “pro-serbe”, prandaj janë të paafte ne negociata, për t’i dhene fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë!

Cameron Mailhot (@crmailhot) është kandidat për doktoraturë në Departamentin e Qeverisë në Universitetin Cornell.

 

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Gjeneva: OKB hedh poshte serish propozimin e Rusisë (Beogradit) per ta mbledhur Sesioni i KS të OKB-së për bombardimet e...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblidh derish me iniciativën e Russe (Serbise)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s...

Céline Zuber-Roy, kryetare e parlamentit të Gjenevës: Komuniteti shqiptarë shembull integrimi në Kantonin tonë. Këtë e deshmon edhe fakti se këtu kemi katër deputetë...

Céline Zuber-Roy një Juriste dhe inxhiniere është presidentja e re e Këshillit të Madh. E para grua pas  gati dy deceniesh. Céline Zuber-Roy ishte...

Një shqiptar nga Presheva, në mesin e 11 kandidatëve në Serbi, zgjidhet prokuror i ri në Bujanoc

Preshevë, 28 mars -Ai quhet Agim Kamberi nga (karadku Isivuk) Presheva i cili ka mbaruar studimet ne Republiokën e Kosovës, rrespektiovisht në Universitetin e...

Policia francaze arreston katër shqiptarë për 70 vjedhje..

Bernë, 28 mars -Këtë të mërkurë, më 27 mars 2024, xhandarët e Brest dhe Landerneau arrestuan katër shqiptarë të dyshuar se kishin kryer 70...

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...