1 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Zhvillimet dramatike në veri / NATO dhe ambasadori amerikan reagon. Kurti ‘godet’ Vuçiqin dhe qeveritë e kaluara, ka një thirrje për serbët e Kosovës

Mitrovice, 11 dhjetor -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka kërcënuar me sjelljen e një mijë forcave ushtarake serbe në Kosovës. Kurti ka thënë se Kosova nuk kërkon konflikt, por territorin e saj do ta mbrojë me vendosmëri dhe forcë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e cila percjell edhe reagimet e EULEX-it, ambasadori amerikan, përfaqesueses serbe ne Veri, Ministrit te PB-së, KFOR-it ne Prishtine dhe NATO-s ne Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se serbët janë qytetarë të Kosovës dhe se ata duhet të distancohen nga grupet kriminale dhe « regjimi i [Aleksandar] Vuçiqit, i cili i financon dhe kërkon luftë”.

Ai akuzoi Serbinë se dëshiron të kërcënojë integritetin territorial të Kosovës dhe se dëshiron të destabilizojë gjithë rajonin e Ballkanit. Kurti tha se të gjitha institucionet e Kosovës do të jenë vigjilente për të mundësuar vendosjen e paqes, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se KFOR’i u ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave, derisa e ka ftuar që të garantojë lirinë e lëvizjes.

Kurti tha se beson se kjo është rruga më e mirë e mundshme për zgjidhjen e situatës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbrëmjen e 10 dhjetorit janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ai tha se pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbrëmjen e 10 dhjetorit janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ai tha se pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.

Sipas tij, barrikadat janë vendosur pas arrestimit të ish-polici i PK-së, Dejan Pantiq, me arsye, siç tha ai, pengimin që Pantiq të dërgohej në jug, pas caktimit të masës së ndalimit prej 48-orësh.

Ai tha gjithashtu se mbrëmjen e 10 dhjetorit është shkëmbyer zjarr afër digës së Ujmanit.

Situata në veri të Kosovës, gjatë ditës së ndjeshme ka qenë e tensionuar, ku u ngritën barrikada nga serbët lokalë.

Përveç kësaj, edhe u lëshua edhe alarmi i sigurisë, dhe më pas u raportua për disa sulme me shok-bomba.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri. Trajkoviq ka thënë se serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga kriminelët.

“Më kot po përpiqesh të më trembësh Aleksandar Vuçiq. Më kot ju zgjoni edhe ‘të fjeturit’ brenda opozitës në përpjekje për të më diskredituar. Unë jam në anën e djathtë. Serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga kriminelët”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

E për këtë, EULEX-i doli me një njoftim zyrtar për zhvillimet e djeshme në veri. Përmes komunikatës dërguar medias, EULEX konfirmoi sulmet me shok-bombë ndaj një patrulle vëzhguese.

EULEX dënoi fuqishëm aktet e dhunshme nga personat e armatosur, ku i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë.

Sulmin me shok bombë ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka kërkuar që përgjegjësit të ndëshkohen. “SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë.

Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Twitter.

Ndfyrshe edhe NATO ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri, duke thënë se i bashkohen aleatëve të NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it.

“Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu

Tutje, Lungescu tha se KFOR-i vazhdon të jetë vigjilent dhe plotësisht i gatshëm për ta zbatuar mandatin

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...