24.5 C
Berne
samedi 10/06/2023

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, më 25 prill

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen Pranverën e vitit 2021.

Kështu, Meta ka dekretuar të dielën e 25 Prillit si ditën kur shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

“Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 Prill 2021”.

Dy ditë më parë, Presidenti Meta priti në takime të ndara përfaqësuesit e partive politike në vend, me të cilët diskutoi për të vendosur datën e zgjedhjeve.

Në këto takime, opozita kërkoi datën më të afërt që e lejon Kushtetuta, me argumentimin që “Qeveria Rama duhet të largohet sa më parë”. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, mësohet se i komunikoi Presidentit Ilir Meta që të cakonte cilëndo datë me përjashtim të 2 Majit.

Pas ndryshimeve që ju bënë Kodit Zgjedhor, periudhat zgjedhore janë dy; nga 15 Prilli në 15 Maj dhe nga 15 Tetori në 15 Nëntor. /tvklan.al

Derniers articles

Ismajl Kadare: Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por të veprojne me shumë për shqiptaret e diskriminuar në Luginën e Preshevës

EKSKLUZIVE - Prishtinë, 8 qershor -Shkrimtari yne i njohur me renome botërore, z.Ismajl Kadare po merr pjesë në edicionin e 23-të Panairit të Librit...

Stano nga BE ja ben « dardhe » Edi Ramës rreth nje far drafti të tij për Kosovën. Brukseli i përgjigjet Ramës se « Falemnderit, por ne...

BE vlerëson kontributin e Shqipërisë, por për Asociacionin vetëm në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Lidhur me përgatitjen e draft-statutit për Bashkimin e...

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark në Prishtinë: Ështe e drejtë e Kosovës që të forcojë sovranitetin e saj dhe të kontrollojë veriun si...

Prishtinë, 9 Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, ne bisede me redaktorin per marëdhënie nderkombëtare te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thënë...

Nefail Maliqi: Me Vokrrin ne seline e UEFA-s, punuam bashk me vite te tera derisa ja arritem qellimit. Ai mbetet ambasador i futbollit kombetar...

Para pese vitesh (3 maj 2016) gazetari yne Nefail Maliqi kumton lajmin i pari nga selia e UEFAs, rrespektvisht nga Asambleja e Pergjtishme e...

Pas terrorit në Serbi kundër fëmijeve, vazhdon në Francë. Terroristi me kryq n’qafe Abdalmasih H. bërtiti « Në emër të Jezu Krishtit », pasi masakroi fëmijet...

Gjeneve, 9  qershor -Katër fëmijë, në veçanti, u plagosën me thikë gjatë një sulmi, të enjten, 8 qershor, në Annecy (Haute-Savoie). Pas terrorin kunder...